Mendime
Rexhep Shahu: Një letër të vogël miqësore Ambasadorit Gonzato për dënimin e deputetëve të opozitës shqiptare
E diele, 10.11.2024, 06:57 PM
Një letër të vogël miqësore Ambasadorit Gonzato për dënimin e deputetëve të opozitës Shqiptare
Nga
Rexhep Shahu
Shkelqësi
Ambasador Gonzato,
Po
shoh fotografitë e seancës parlamentare të deputetëve të opozitës shqiptare, në
shesh rrafsh për toke, grup armiqësor deputetësh të dënuar edhe me bekimin
tuaj, dhe po guxoj të shkruaj këto fjalë.
77
vjet më parë në vjeshtë, si tani, Partia komuniste e Shqipërisë, nëna e Partisë
së sotme socialiste të Shqipërisë, i dënoi me vrasje, pushkatime e burgosje deputetët e opozitës së
asaj kohe. Atëhere gjyqi u bë në një kinema ta shihnin pak popull. Tani gjyqi u
bë në sallën më publike e solemne të shtetit para gjithë kamerave e syve të
popullit që të zërë mend populli se qeveria është e fortë dhe ambasadorët e
duan.
Partia
bijë socialiste e Shqipërisë 77 vjet më vonë e dënoi opozitën e sotme, grupin e
saj parlamentar jo me pushkatime por me linçim, me ndalim të ushtrimit të
funksioneve që ia ka dhënë populli jo
qeveria, me dëbim prej parlamenti, i dënoi deputetët opozitarë të qeverisë me
pengim të ushtrimit të funksioneve parlamentare që ua kanë ngarkuar zgjedhësit
e tyre shqiptarë që nuk janë popull i majtë socialist i kryeministrit që e ka
ndarë popullin në popull të tij të majtë e popull armik të tij të djathtë. Një
deputet e futi në burg edhe pse i kallzuari edhe prej tij është i dënuar me
burg në Itali.
Nuk
dimë raste të tilla që qeveria të dënojë me përjashtim e dëbim prej tempullit
të tyre deputetët për djegie karrigesh “të florinjta” dhe të “blejë” përkrahje
ambasadoriale për këtë dhunë ndaj opozitës.
Ambasadorët
e vendeve mike që rrahin supet e qeverisë si përkrahje le të na japin shembuj
të ngjashëm nga vendet e tyre para se ta arbitrojnë e të nxjerrrin karton
jeshil për dhunën ndaj deputetëve të opozitës, dëbimin e përjashtimin e tyre
nga shtëpia e tyre që ua ka dhënë vota e popullit e jo qeveria e as ambasadat
mike.
Keq
më vjen ambasador i BE që keni dalë në ballë të qortimit. Ambasador Gonzato i
BE, nga vendi ynë më fqinj, që Fuqitë e mëdha më 1913 i kanë besuar sigurimin e
sovranitetit të Shqipërisë me kërkesë të Shqipërisë nëse i rrezikohet, ju pyes,
si ka mundësi kjo përsëritje dënimi për opozitën dhe ky qëndrim i juaj kaq
proqeveritar në këtë rast. A e keni ditë shkelqësi ambasador se po përsëritet
dënimi ndaj opozitës shqiptare 77 vjet më vonë nga partia e bijve të etërve
politikë.
Askush
nuk mbron paligjshmërinë dhe lutemi përditë të dënohet paligjshmëria por
kodi penal, kodi i procedurës penale dhe
kushtetuta e vendit janë të shkruara e të miratuara dhe nuk është e ligjshme as
e moralshme as e pranueshme t’i shkruajë tani për llogari të qeverisë apo të
krimit asnjë grup hetimi apo trupë gjykimi, nuk kemi nevojë për gangsterizëm,
të asnjë asnjë lloj gangsterizmi se keto veprime në Shqipëri nxisin armët siç i
kanë nxitur dhe është dashtë të vijnë edhe forcat Alba nga Italia garantuese e
sovranitetit të Shqipërisë.
Fotografitë
që po i nxjerr këtu më tronditën. Imora nga miku im deputet Flamur Hoxha i
rritur në internim në komunizëm, i dënuar me dëbim e përjashtim tani nga
qeveria.
Të
isha ambasador i BE apo i SHBA do ta kisha për
nder të ulesha në shesh mes këtyre deputetëve të opozitës shqiptare.
Faleminderit shkelqësi
Ambadador.
Me nderime, Rexhep
Shahu, Tiranë.