Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Kosova meriton deputetë të arsimuar

| E shtune, 09.11.2024, 07:46 PM |


Petrit Dibrani:

Të nderuar qytetar,

"Kujtoni dhe mos harroni, çfarë ndodhi herën e kaluar, kur në portën e shtëpisë suaj, trokitën lypsarët votën për t'ju kërkuar"?!

Po përfundon, legjislatura e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me shumicë parlamentare nga koalicioni i ashtuquajtur "Binomi", Albin Kurti e Vjosa Osmani, që u bënë bashkë dhe u ndanë për INTERES PERSONAL, me (deputet analfabet të shkallës së parë), të ngrefosur e kapardisur, sikurse "gjeli majë plehut" dhe të udhëhequr nga parashutistja, Mimoza Kusari Lila, bashkëbiseduese e kryeterroristit, Milan Radojçiq.

Jam në dijeni dhe e mirëkuptoj, frustrimin-zhgënjimin tuaj nga keqëqeverisjet e kaluar dhe të korruptuara për më shumë se 20 vjet, mirëpo e keni parë tanimë, që mashtrimi me gojëtari nga "Binomi" me (analfabet dhe vehabist deputet), doli në shesh-sipërfaqe!

Andaj kujdes; ngaqë Kosova meriton deputet të arsimuar, të denjë e të dëshmuar dhe jo analfabet.

Vota e çdo qytetari është e shenjtë, ngase e krijon mundësinë, për të qenë pjesë e organit më të lartë shtetëror, respektivisht Kuvendit të Kosovës, kushdo që votohet dhe arrin numrin e caktuar të votave dhe e ka për detyrë, t'u shërbejë me ndërgjegje e besnikëri, interesave të qytetarëve në përgjithësi.