Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Të zjarrëshmit

| E shtune, 09.11.2024, 07:40 PM |


T Ë  Z J A R R Ë S H M I T

Në kohët e fundit poezia po më ndihmon të jetoj

nuk rrezikoj të jem i dehur e  as  i  trishtuar, jeta

e shkrimtarit të sotëm është  krijim  dhe  veprim

jam në ecje jo aq sa do koha dhe e ardhmja jonë.

Poeti është  pjesë  e  ndeshjeve    përgjithshme

jetën  unë  s´e shikoj me shikim të mplakur, e as

idetë mendore të nevojshme për këtë lloj të artit,

shkrimtari krijon aq sa  i  jep  muza dhe dhuntia.

I shkrova këta vargje  për  ata  lexues  të poezisë

që e ndjejnë të bukurën  e  dashurisë në libra dhe

për ata që e duan letërsinë dhe shprehjen poetike.

Talenti dhe liria e shprehur  në poezi janë tejet të

rëndësishme, në misionin  e  shenjtë    poetëve

udha për të mbledhë më  tepër  ide mendore dhe

imagjinatë    njerëzve  të shquar është vijimësi,

shumë të vërteta në brendësinë  e  shpirtit poetik

janë mbytë dhe  përmbytë  nga  dallgët e pafund

të jetës, më  thotë  miku  im shkrimtar dhe artist.

Kohën  nuk  e  ndalin  as luftërat dhe as dhimbja

nga fqinjët kemi goditje të rënda ndaj së vërtetës

me çaste ne kemi mungesë  të zgjimit të kujtesës

shqipe, liri e atdheut s´guxon të merret në pyetje.

Kënga zogjve  herak është tejet e butë e skofiare

për të vu ide  mendimi    kohës    po  jetojmë

këngët e natës vazhdojnë të jenë      forta  se

këngët e zjarrta të ditës. Idetë  në poezi janë kahe

dhe krijim. Arti i jetës që më ndihmon të shkruaj

nuk shihet nga jashtë por ai vepron së brendshmi

në moshë 75 vjeç poezia po më ndihmon të jetoj!...

Atdhe Geci - Dortmund, 08.11.2024