Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Vargje me diell nëntori

| E merkure, 06.11.2024, 07:03 PM |


Blerim Rrecaj

VARGJE ME DIELL NËNTORI

Çaste qetësie

Dielli syve të tij nuk u besoi

Se nuk e mbuloi shosha e asgjë tjetër

A thua kjo të jetë e mundur

Të mbulohej nga një pendël

Kjo s'është ashtu siç po duket

Vërtetë kështu mendoni ju ore

U shkëputa nga krahë pëllumbi

Diellit iu bëra freskuese dore

Të reshura gjethesh

Dielli u fsheh pas një lisi

I menduar po vështronte

Gjethjen që me vrull po binte

Si një flutur drejt  tokës

Kjo pamjebukur diellartin

E stolisi me frymëzim

Me buzëqeshje rrezedrite

Gjithë kësaj dite i tha shkëlqim