Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Kujtimet të mundojnë

| E merkure, 06.11.2024, 07:12 PM |


Vladimir Shyti

Kujtimet të mundojnë…

Si ujvarë përshkojnë kujtimet,

Si një pishë, që u bien borigat,

Ti rri e kujton, qan dhe qesh,

E kaluara korr episode,

Me imazhe të këqija të përqesh,

Krenohesh me mirësinë e kaluar,

Po, pse mendimet të rrotullohen,

Dhe, gabimet ecin kaluar,

Bëmat e mira të mjergullohen,

Godet me grusht tryezën,

Kthen me fund faqoren,

Si, nuk e beson të kaluarën!

Ti, që dje haje me lugë alumini,

Sot i gëzohesh metalit të floririt,

Por, kujtimet të zgjojnë,

Drithërima në trup të përshkojnë,

Kujton përsheshin e nënës,

Babain në thellësitë e detrave,

Xhaketën që ndërroje me vëllain,

Motrat që u martuan me lotë në sy,

Mallkuar qoftë luksi yt,

Kur, s’ke ngrohtësinë e shpirtit,

Eja ulu në sofratet e rrugicës tënde,

Aty do të gjesh pastërtin e zemrave,

Do të ndash si dikur me shokë bajame,

Të qani dhe të zgjidhni probleme,

Të, këndoni këngët durrsake,

Të notosh ne brigjet e Currilave,

Të shijosh nje kafe pranë Vollgës,

Mblidh të afërmit, shokë dhe shoqe,

Kujtoni mëhallën e vjetër,

Cmenduni hareshëm sikur ishit fëmijë

Të buçasin tramundanat e Adriatikut

Nën kuitjen e pulëbardhave,

Dhe, ndero veten, ngroh shprtin tënd!