Mendime
Albert Zholi: Flasin Prof. Dr. Ago Nezha, Prof. Dr. Lush Susaj, ish-studenti, Spasse Thanasi
E hene, 04.11.2024, 06:43 PM
-Flasin Prof. Dr. Ago Nezha, Prof. Dr. Lush Susaj, ish-studenti, Spasse Thanasi
Sot
Universiteti Bujqësor ka humbur shkëlqimin; është grabitur dhe rrënuar
-
Ideatorët "demokratë" atë kontribut dhe krijimtari të disa
brezave të UB për 50 vjet, me një të
rënë të lapsit e shkatërruan.
-
Shteti po krijon situatë hipokrizie e fiktiviteti ndaj UB dhe ka shkaktuar atë
që sot po e quajnë mbyllje të disa degëve prioritare.
-
Këtë potencial dhe aset të pashëmbullt intelektual e shkencor të bujqësisë po e
falimentojnë.
-Këto
degë janë mbyllur dhe po mbyllen nga interesat e ngushta të vetë shtetit.
-Kjo
po nxitet nga sjellja dhe politikat tepër të gabuara me specialistët dhe me
strukturat drejtuese dhe menaxhuese të bujqësisë.
73
VJET HISTORI ( 1 9 5 1
– 2 0 2 4)
Përgatiti:
Albert Z. ZHOLI
Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) është institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, që ofron studime mbi agronominë, veterinarinë, ekonominë
agrare, inxhinierinë pyjore, mjedisin rural, dhe degë të ngjashme. UBT është
qendra më e madhe e edukimit dhe kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri. Kampusi i UBT-së është i vendosur në një
kodrinë të pyllëzuar në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, rreth 7 km nga qendra e qytetit.
Historiku
UBT u krijua më 1
nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB). Më 1991 u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). Deri në
vitin 1990 universiteti ishte i organizuar në katër fakultete (Agronomi,
Ekonomi Agrare, Inxhinieri Pyjore dhe Veterinari) me rreth 6000 studentë e 480
pedagogë. Në vitin 1992-1994, përmes asistencës së dy projekteve SARA, të
financuar nga qeveria e SHBA-së (USAID) dhe atij GTZ të financuar nga qeveria Gjermane, u krye ristrukturimi akademik i universitetit. Nga viti
2001-2002 UBT është në një proces të ri të ristrukturimit në përputhje me "deklaratën
e Bolonjës",
UBT, në vitin akademik 2005-2006, pritet të organizojë studimet sipas skemës së
re 3+2+3 (Bachelor, Master dhe Doktoraturë). Në UBT kërkimi shkencor
konsiderohet si një komponent esencial i jetës akademike. Kërkimi është
realizuar në sajë të projekteve nacionale me pjesëmarrjen në programet
"Bujqësia dhe Ushqimi, Bioteknonologjia dhe Diversiteti Biologjik",
në projektet nga Agjencia
Kombëtare e Mjedisit, në
projektet bilaterale me qeverinë greke dhe italiane, në projektet DAD, në
projektet e NATOS, në projektet IMG Tempus, në projektet e Bankës
Botërore, në
projektet për kërkim dhe zhvillim të akorduara nga qeveria shqiptare me një
buxhet special në vitin 2004. UBT është iniciator i lidhjeve të shkencës me
prodhimin. Këto lidhje janë konkretizuar përmes marrëveshjeve të lidhura me
biznesin shqiptar. UBT ka marrëdhënie bashkëpunimi me shume universitete në Evropë dhe SHBA, si me Universitetin e Hohenheimit-Stuttgart,
Universitetin Humboltd-Berlin, Universitetin e Bonit, Universitetin e
Gotingenit në Gjermani; Universitetin e Viterbos, Universitetin e Potencës,
Universitetin e Udines, IAM-Valenzano, Universitetin e Barit, në Itali;
Institutin Politeknik dhe Universitetin Shtetëror të Virxhinias, Universitetin
e Atlantës, Universitetin e Kolorados, Universitetin Georgia, Universitetin e
Oklaomës, në SHBA; Institutin Nacional Politeknik të Nansisë dhe Qendrën
Ndërkombëtare Mesdhetare të Studimeve Agronomike (CHIEHAM), në Montepelie, Francë; Universitetin Aristoteli të Selanikut, Universitetin e Patras,
në Greqi; me Universitetin ST. Kliment Ohridski-Bitola, Maqedoni dhe
Universitetin e Shkencave Agronomike dhe Mjekësisë Veterinare në Bukuresht,
Rumani.
Prof. dr. Ago Nezha
UBT një
tempull në zhvillim i dijes profesionale që po venitet
Instituti Bujqësor kishte
disa fakultete, që dhe këta diferencoheshin, pasi kishte degë që ishin më të
preferuara. Fakulteti që pëlqehej më shumë ishte Fakulteti i Pyjeve, ku brenda
tij studionin për Inxhinier Pyjesh dhe për Mobilieri. Pas Fakultetit të Pyjeve
preferohej Fakulteti i Zoo-Veterinarisë, ku diplomoheshin për zooteknikë dhe
veterinerë dhe e fundit vinte Agronomia ku dilnin agronomë të përgjithshëm,
agronomë për frutikulturë, perime, mbrojtje bimësh si dhe ekonomistë agrar.
Instituti Bujqësor përgatiste kuadro për të gjitha degët e bujqësisë. Por ajo
që do thoja nga përvoja ime, që kam mbaruar pesëvjeçarin e agronomisë në vitin
1971, dhe më pas me korrespondencë Filozofinë dhe Fakultetin e Ekonomisë
Agrare, (ku dhe kam doktoruar dhe kam marrë gradat dhe titullin profesor), për
nga hapësira e informacionit, niveli i dijes dhe kulturës shkencore, dy të
fundit s'kanë të krahasuar me Fakultetin e Agronomisë. Aty studioje një mori
disiplinash, duke filluar nga shkencat konkrete: si matematikë, fizikë,
meterologji, kimi, (inorganike dhe organike), biologji, mikrobiologji,
gjenetikë, anatomi kafshësh, botanikë, fiziologji bimësh dhe kafshësh, mbrojtje
bimësh, pa folur për shumë lëndë të profesionit si fitotekni, pemëtari,
perimikulturë, entomologji, fitopatologji, vreshtari, ...etj, që duhet një
listë e gjatë t'i rreshtosh. Ky mozaik lëndësh ishte një mbingarkesë për
studentët, që në fakt krijonte një formim të gjithanshëm, por që kërkonte një
stërmundim të studjoje jo vetëm ditën, por dhe natën. Në këtë kuadër, në kohën
tonë pati një diskutim të gjerë student-pedagog, që të thjeshtoheshin disa
lëndë që mbingarkonin studentët dhe bënin që të skartoheshin gati gjysma në
vitin e parë dhe të dytë. Ndryshe nga universitetet e sotme, ku hyjnë 100 dhe
dalin "120" të diplomuar. Por
ideatorët "demokratë" të teorisë zero, atë kontribut dhe krijimtari
të disa brezave që punuan si skllevër për 50 vjet, me një të rënë të lapsit e
shkatërruan dhe e kthyen vendin në shkretëtirë, që e përjetojmë dhimbshëm si
komb, deri në ditët e sotme. Antishqiptarët, të konvertuar në
"demokratë", bujqësinë e shkatërruan dhe specialistët, e shkencëtarët
e bujqësisë i dëbuan, i lanë rrugëve pa punë, duke shpërfillur dijet dhe
eksperiencën e tyre të vyer. Ajo që mbetet si monument i pashlyeshëm në
kujtesën e brezave, është se nga Universiteti Bujqësor kanë dalë njerëz të
shquar në shumë fusha të jetës, falë potencialeve intelektuale që ka trashëguar
ky institucion arsimor dhe shkencor, unikal në fushën e bujqësisë.
Prof.
Dr. Lush Susaj
Universiteti
Bujqësor mbetet unik, por drejt rrënimit
Universiteti Bujqësor i
Tiranës i krijuar që në vitin 1951, mbart kontribute, kujtime dhe vlera të
jashtëzakonshme për historinë e zhvillimit arsimor, shoqëror dhe ekonomik të
Shqipërisë. Deri në vitin 1990 dhe më pas, të gjitha zhvillimet pozitive në
fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, ushqimit, agropërpunimit,
agroeksportit dhe turizmit, e kanë zanafillën tek platformat, programet dhe
projektet e hartuara e të zbatuara nga dora dhe mendjet e ndritura të
profesorëve dhe studentëve të dalë nga katedrat dhe auditorët e universitetit
bujqësor. Universiteti Bujqësor i Tiranës, për nga specifikat e kurikulave dhe
programeve mësimore, që zhvillohen, për nga specifikat e praktikave mësimore e
profesionale që duhet të kryhen mbi bimët dhe kafshët që rritën në ambiente të
hapura, për nga specifikat e hapësirave të gjera që duhen për bazën e mekanikës
bujqësore e blegtorale, për nga specifikat e hapësirave të tjera që duhen për
stallat dhe klinikën veterinare, për vreshtin dhe pemëtoret didaktike, për
koleksionet dhe kopshtin botanik, për serat e kultivimit të luleve dhe
perimeve, për kantinat e pijeve alkoolike, etj, njëlloj si në të gjitha vendet
e tjera të botës, është unik, është shumë kompleks dhe i pakrahasueshëm me
asnjë nga universitetet e tjera të vendit. Por sot ka shumë problem: Sa herë që shkruaj, gjithnjë me kujtohen shprehje dhe
fjalë të shkruara nga rilindasit dhe nga ideuesit e shtetit shqiptarë. Në këtë
kontekst e në këtë moment me erdhi ndërmend shprehja e njohur e Sami Frashërit,
ku thotë se "Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh e të flasësh me
njerëz pa mend", por edhe shprehja e Faik Konicës (1899), ku thotë se
"Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet
e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj". Në këtë kontekst, e vetëm për
të stopuar me sa kemi mundësi shkatërrimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe të prodhimit
bujqësor, kemi shkruar dhe kritikuar politikat e gabuara të zhvillimit
bujqësor, dhe ekonomisë në përgjithësi. E ndër këto politika e veprime absurde,
më e rënda (sipas mendimit dhe profesionit tim), ka qenë e do të kujtohet
goditja dhe shkatërrimi i qëllimshëm që i është bërë bashkëpunimit dhe
bashkërendimit të administratës dhe institucionit të ministrisë së Bujqësisë,
më katedrat dhe me ekspertët më të mirë të fushave të prodhimit bujqësorë e
blegtoral në UBT. Sikurse dihet, këtë potencial dhe aset të pashëmbullt
intelektual e shkencor të bujqësisë, e ka patur dhe e ka vetëm Universiteti
Bujqësorë i Tiranës. Heshtja në këtë pikë do të ishte gabim shumë i rëndë. Për
më tepër, meritojmë edhe mallkimin e kësaj toke nëse nuk flasim dhe nuk
reagojmë kur mënjanohemi hapur nga institucionet tona shtetërore, e nga punët
tona aq shumë të dobishme e specifike për shtetin dhe shoqërinë. Më e keqja
është se, duke u marrë me vogëlsira, etiketime dhe menjanime, nga shteti akoma
nuk ka as edhe një lëvizje të sinqertë për të filluar bashkëpunimin e munguar
me ekspertët e mirëfilltë të këtyre fushave në Universitetin Bujqësorë. E
gjithë kjo situatë hipokrizie e fiktiviteti ka shkaktuar atë që sot po e quajnë
mbyllje të disa degëve prioritare të Universitetit Bujqësorë, e që në të
vërtetë këto degë janë mbyllur dhe po mbyllen nga interesat e ngushta të vetë
shtetit. Kjo po nxitet nga sjellja dhe politikat tepër të gabuara me
specialistët dhe me strukturat drejtuese dhe menaxhuese të bujqësisë. Për
mallkimin dhe dëmin, Fjodor Dostojevski ka shkruar: "Nëse nuk flas do të
jem i mallkuar, e nëse flas do të jem i damtuar". Në këtë mënyrë, midis
mallkimit të përjetshëm dhe dëmit, që kur u morëm me shkencë, me teknologji, me
poezi, me publicistikë, me filozofi dhe me edukimin e mësimin e studentëve, me
vetëdije të plotë kemi zgjedhur rrugën e reagimit dhe të fjalës së lirë.
Ish-studneti,
Spasse Thanasi
Dikur e
quanim "univers i
klorofilt?"
Koha studentore ?sht
e art?, e mbushur me eksperiencat e para formuese t? jet?s t? profilit studimor
e k?rkimor, me d?shirat m? t? bardha n? k?rkim t? ?ndrrave, nj? "univers i
klorofilt?" q? p?rt?rihet gjithnj? me endje. Ne nuk fshehim dhe çastet
intime, dashurin? ton? t? par?, lidhjet me njeriun e dashur, hapat me t?,
rr?mbimet e pafundme, kap?rcimet e sfidave. Ndaj kjo koh? intensive e jet?s dhe
studimeve ishte p?r ne dhe "busulla" individuale e drejtimit n? jet?n
e ardhshme. "Semafor i dijes" n? Kod?r-Kam?z rri gjithmon? i ndezur,
sikur tregon udh?kryqet e kohrave !... ?sht? ndjenja e t? gjith? dashurive.
K?tu fjal?t mblidhen si kallinjt? e grurit e mbushin letr?n e bardh? me vite
çmalljeje. K?tu klorofili me drit? shton dashurin?. K?tu shqet?simi i koh?s
r?ndon si gur? me pesh?n m? të r?nd? (edhe fjal?t e Universitetit ton? jan?
shkruar mbi gurë!...). Kujtoj ballin e kodrin?s ku shfaqet HYRJA n? universitet
me krah? arkitekturor? si margaritar? e deri n? pamjet intensive e çlodh?se q?
tregojn? bukur "fytyr?n" e qytez?s, ne kemi përpara vetes një spekt?r
gjigand brenda universitetit të shtrir? pastaj jasht? dyerve t? tij, ku jan?
shp?rndar? student?t e diplomuar me titullin "specialist t?
bujq?sis?", t? cilin e mbajn? si krenari, p?rkushtim e pasion p?r nj?
profesion t? bukur. Universiteti Bujq?sor i Tiran?s e meriton plot?sisht nj?
"fjal? lapidare" p?r dashurin? e liris? dhe demokracin? monumentale.
?sht? e nevojshme q? atij t'i jepet si stoli "bukuri e fjal?s"
artistike, ashtu si "dekori i luleve" me ngjyra t? ndezura q? shton
gjelb?rimin, arom?n dhe "flladin" e peizazhit studentor.... N? ato
rrugica t? Institutit, secili prej nesh, njohu intenerarin e bot?s dhe s?
bashku me hart?n urbanistike t? jet?s s? tij ne dhjet?fishuam shok?t dhe u
armatos?m me autoblindat e dituris? njer?zore p? p?rballimin e saj.Midis miqve
e shok?ve t? paharruar t? asaj moshe, çdo student ka njohur atje edhe
" batalionin gjigand" t? pedagog?ve apo profesor?ve t? nderuar.
Arsyeja e madhe ?sht? fakti, se ata n? at? koh? kur na takoi t? ishim studentë
t? tyre, ndryshuan p?rgjithmon? "diskun" e horizontit ton?..."Qyteza
e klorofilt?", e ngritur jo rast?sisht pran? f?shfëritjes melodike
të grur?njave, kaq pran? bleg?rimave n? flladin e malit, kaq pran? gjelb?rimit
t? drur?ve dhe bim?ve, ?sht? gjithmon? si nj? VEP?R ARTI n? hap?sir?n bujq?sore
shqiptare... K?tu, n? qytetin mbi kodrin?, flladitja e natyr?s krijon
"dallg? dashurie" n? hap?sir?. Gjithçka ?sht? veshur me gjelb?rim, me
lule n? nd?rthurje t? harmonishme me ngjyr?n e stin?ve. Sa bukur i
shkojn? k?saj qyteze k?to kodra p?rjet?sisht t? gjelb?rta ! N? rrjedh?n e
viteve dhe dekadave, buz?qeshja p?rher? rinore e qytez?s, ?sht? b?r? m? e
past?r dhe nj? suferin? ndjenjash q? i zgjon mosha m? ?nd?rruese
nj?zet?vjeçare...K?tu vështrimi i past?r nga e ardhmja, ka ngrohur m?
shum? ?ndrrat e ndezura t? rinis? studentore. N?p?r rrug?t plot hijeshi t?
qytez?s erdh?n dhe ik?n hapa t? shpejt? student?sh dhe vijn? gjithnj? n? rritje
rritme m?ngjezesh studentore, q? kan? vet?m drit?n e dituris? dhe rip?rt?rijn?
"mozaikun" e qytez?s.