| E diele, 03.11.2024, 07:29 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
LIGJI
I MBETJEVE…
Frymojnë
ligjet
Në
çdo cep të tokës,
Na
u ngritën plehrat
E
i ranë kokës.
Nisen
drejt Kuvendit
Me
nismën nga pas:
Të
vijnë në Shqipëri
Mbetjet
e dynjasë.
Pyesin
nga publiku:
Kjo,
mos është lodër,
Një
bërllok i madh
Në
një vend të vogël?
Bashkë
me hedhurinat
Digjen
si silazhi,
dhe
helmet toksike,
Nga
lart-tym hashashi.
Helmet
rregullohen
Në
stil të shqiptarit,
Kur
peshohen lekët
Me
koqe t’kandarit.
Nuk
thanë kot të parët
Të
shtrirë përskaj detit,
-
A s’është pasuria
Gjysma
e shëndetit?
Deti,
droga, mbetjet,
Në
tregun evropian,
Na
i bëjnë shqiptarët
Mbretër
në Ballkan!