Kulturë
Shyqyri Fejzo: Në kokën e qerosit bëhen të gjithë berberë
E diele, 03.11.2024, 06:50 PM
Në vend të fejtonit..
Në
kokën e qerosit bëhen të gjithë berberë
Nga
Shyqyri Fejzo
Kur
lexoni këtë titull shkrimi, mos vrisni shumë mendjen të kërkoni koka qerosi apo
berberë për këto koka. Ti biem "Përmidis pazarit të Durrësit"titull
kënge të cilën e këndonte aq bukur artisti Durrsak Qemal Kërtusha, është fjala
për ekonominë e vendit tonë. Ajo ka lënguar dhe vazhdon të lëngojë dhe nuk po
gjen dot rrugën e saj të zhvillimit normal. Me që bëhet fjalë për berberë, edhe
unë, po marr një palë gërshërë me te cilat qethen dhentë, që të pres ato dy tre
qime që kanë mbetur pa qethur.
Berberët
"profesionistë", qethën dhe
rruan mirë e mirë kokën e qerosit për mbi 260 uzina, fabrika, punishte
etj. të cilat valla kishin prapambetje në teknologji. Ksisoj ato një pjesë u
privatizuan, u shitën për skrap etj. dhe paratë nuk dihen nga "fluturan",deri
sa dualën berberë të rinj të cilët qethën e rruan pa lagur fare në firmat
piramidale. Minierat, industria nxjerrëse e naftës "u qeth karre,
"alla kolonjarçe"që në rrëzë të qimeve. Të njëjtin fat pësuan teknika, armatimi e
krejt logjistika e ushtrisë. Në sektorin e bujqësisë "berberët"
inatin e madh klasor revolucionar e nxorën në prerjen e pemëve frutore,
vreshtave, prishjen e stallave dhe shitjen e gjësë së gjallë që ishte brenda.
Ju turrën dhe i qethën mirë e mirë kombinatet e plehrave kimike e
pesticideve."Gërshërë të forta"u përdorën për shkatërrimin e veprave
ujitëse si dhe atyre kulluese duke kthyer zona fshatra e rajone "si Venecia" që në
rreshjet e para prag dimri.
Kohët
e fundit kanë dalë "berberë" të rinj më të specializuar "që të
rrëmbejnë vezët nën klloçkë."Ndalim vetëm në një moment.
Ne
një rubrikë të lajmeve ne tv Klan guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Sejko
u shpreh "se ulja e vlerës së këmbimit e Euros në Tiranë, pra në Shqipëri,
në nivel të ndodhur për herë të parë në të gjithë historinë e pas viteve '90 të
shekullit te kaluar, është rezultat i performancës së ekonomisë së
vendit!" Çfarë ndodhi në Shqipëri që u vërtetua kjo preformancë? Cili
ishte faktori kryesor, që u rrit kaq shumë vlera e lekut? U rrit prodhimi industrial, prodhimi bujqësor
e blegtoral, apo "magjistarët bankierë"? Kjo ishte gënjeshtra me
bisht e këtij "berberi" që jo vetëm qethi po dhe i rrojti mirë
emigrantët në rradhë të parë dhe mbarë popullin që mbaheshin me remitancat e dërguara nga ata. Vetëm ata ishin pa mjelë
dhe Banka i kaloi mirë në shtrungë. Ky
është "berber"o xhan i vëllait!
Ndalim
në një fakt. Euro ne daten 13.07.2022 është këmbyer me 117, 3 lekë nga 98.8
lekë që u këmbye sot. Pra, në 100 euro humbja është 18.5 lekë.T'i biem shkurt dhe drejt për drejt, kjo ka dy
arsye: Banka e Shqipërisë mund ta ketë nxitur vetë këtë "qethje" të
madhe për të mbyllur gropa e vrima që ka sot ekonomia e buxheti. Dhe arsyeja
tjetër mund të jetë një marveshje e mafjes financiare e cila në momentin e saj më të leverdishëm e mbyti kambizmin me euro
"të pista" dhe "berberi Sejko" bënte atëhere gjumin e
shqerrave, duke quajtur me vend thënien e Ushtarit të mirë Zhvejk "Ç'më
duhet mua se çfarë bëj unë!"
Po
të ishte sot gjallë shkrimtari i madh amerikan Mark Twein, nuk do të mbetej natë da dalë nëpër televizionet e
vendit tonë. Ai në gjallje të tij, midis të tjerave pati theksuar
se;"Mendimet i japin të mençurit e vendimet i marrin budallenjtë. "
Do
ta besonim se lekut në ekonominë e vendit tonë i është rritur vlera në se do
rivlerësonim atë dhe të bënim emetim të
ri të monedhës pra, ndërrimin e parasë.
Përse
duhet ndërruar paraja?
Kjo
lloj reforme bëhet nga një vend kur ai kalon vorbuj ekonomik si tonat,
gërshetuar me kriza politike. Jemi nga vendet e pakta ku ekonomia informale
vepron fuqishm si dhe kambizmi, ku arktime pagesa të konsiderueshme kryhen
jashtë arkave të bankës.
Në
duart e disa njerzve e grupeve të vecanta të popullsisë ka rënë në dorë në
mnyrë të padrejtë një sasi e madhe parash [CASH}, e cila nuk është rezultat i
punës tyre, por i makinacioneve të tranzicionit, pa harruar grabitjet dhe
vjedhjet banale.
Herë
pas here në xhiron ekonomike të vendit ka hyrë një sasi para fallco që duhet
marrë në konsideratë, se kanë sjellë pasojat e tyre, si mashtrimin, inflacionin
dhe pasigurinë e lekut.
Premjet
e parave ekzistuese shpesh kanë qënë të dobëta si 500 lekshe tre lloj, 1000 lekshe tre lloj etj.Po si mund
të bëhej këmbimi dhe shpërndarje e parasë
së re?Është e teprët të themi se ky operacion themelor për paranë kërkon
vlerësim maksimal dhe marrje masa e përgatitje serioze e me përgjegjësi. I a
vlente që për këtë aksion të madh të bëhej një debat i gjërë dhe të vendoste
legjislativi për të gjitha detajet, sasinë e parasë që do të këmbente cdo
shtetas, familja, bisnesi etj. Kuptohet, ky proces do të kishte dhe koston e
vet sociale, mbasi ligji duhet të prcaktonte dhe kërkesa si burimi i sigurimit të parave që do kmbente,
etj.
Në
këtë process, ka ardhur koha, në mos jemi të vonuar, që të bëhet rivlerësim i
lekut. Mbase duhej bërë me kurset 1 lek i ri me 11 lek të vjetra ose 1 me 9 lek
të vjetra. Kjo do të ishte masa më e rëndsishme për të hequr nga praktika dhe
mendjet e njerzve në llogaritjen e mumurimin e parave në para të reja dhe të
vjetra. Kemi mbi 50 vjet që llogaritë e bëjmë "lëmsh" me lek të reja
dhe të vjetra. Kjo është një anomali kangrenë e cila vihet re kudo, në xhiron
ekonomike, buxhetin familjar, bankë, përfshi dhe median. Në atë "shtrungë"
po të donte rezultate sesansionale le të
qëndronte dhe SPAKU.
Reforma
ekonomike së pari duhet kuptuar e punuar për rritjen e forcës ekonomike të
lekut me rritje prodhimi e shërbimesh, me përmirësim rrënjësor të pagave e
pagesave,me shpërndarje e rishpërndarje të drejtë .....Po në fund të fundit
edhe mbrojtjen e mirëmbajtjen e monedhës. Mund të jemi i vetmi vend në botë që
në dasma, në vallen e nuses, shkelin me këmbë kartëmonedha të bankës që kanë
Skënderbeun, Ismail Qemalin,Naim Frashërin. Paratë janë të shenjta se në to
mëshirohet djersa e puntorit. Por ata që i kanë në tufa dhe i hedhin gjithë
kapadaillëk nuk e kanë njohur erën e djersës, ndaj do ishte me vend të njihnin
ndonjë nen të ri të kodit penal për këtë
problem.
Këto
mendime një pjesë të cilave i shkruam në këtë shkrim, e di që Parlamenti,
partitë politike, shteti, nuk e kanë fare për zemër se u preket direkt
interesi. Por, një ditë, në këto instanca do të vinë njerëz të rinj dhe ata me
frymën e re, dhe janë aq të ditur sa të
vlerësojnë paranë, si prodhohet, si shpërndahet dhe rishpërndahet në vend. Në
Ministrinë e finanacave dhe Bankën e Shtetit kanë kaluar mjaft specialistë por
nuk e kapën "demin për brirësh", ndërrimin e parasë. Në se do arrinte
këtë objektiv, ministri i Financave do të bëhej vërtet prokuror i lekut, dhe
ekonomia e vendit do të lëvizste në katër rrota.
Shyqyri Fejzo Hamburg-Gjermani.Tetor 2024.