Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane

| E diele, 03.11.2024, 07:50 PM |


Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane

Nga Gjon Keka

Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit të Arbërisë kah familja e saj europiane.

Në këtë datë kur Gjergji ynë i Madh me dardano-arbërorët e tij besnik vendosën ta braktisin ushtrinë otomane, filluan të shfaqen shqiponjat e Dardano-Arbërisë që po zbritnin nga qielli arbëror për ta shpëtuar atdheun nga pushtuesi otoman. Kjo ditë ishte shfaqja e parë ë diellit europian të Arbërisë, sepse deri në atë ditë errësira otomane kishte mbuluar qiellin dardano-arbëror.

Pikërisht deri në këtë ditë Dardano-Arbëria nuk kishte shpresë, nuk kishte dritë e diell europian.

Kështu që e bekuar ishte kjo ditë,sepse pikërisht këtu nis liria dhe pavarësia e Dardano-Arbërisë, për t'u kurorëzuar me 28 nëntor 1443 dhe më pas për të u mbledhur me forcën e unitetit dardano-arbëror më 2 mars 1444 në Kishën e shën Kollit në Lezhë.