Kulturë
Gjon Keka: Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane
E diele, 03.11.2024, 06:50 PM
Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë dhe e rikthimit kah familja europiane
Nga Gjon
Keka
Më 3 nëntor 1443 nisi epoka e lavdishme e lirisë
dhe e rikthimit të Arbërisë kah familja e saj europiane.
Në këtë datë kur Gjergji ynë i Madh me
dardano-arbërorët e tij besnik vendosën ta braktisin ushtrinë otomane, filluan
të shfaqen shqiponjat e Dardano-Arbërisë që po zbritnin nga qielli arbëror për
ta shpëtuar atdheun nga pushtuesi otoman. Kjo ditë ishte shfaqja e parë ë diellit
europian të Arbërisë, sepse deri në atë ditë errësira otomane kishte mbuluar
qiellin dardano-arbëror.
Pikërisht deri në këtë ditë Dardano-Arbëria nuk
kishte shpresë, nuk kishte dritë e diell europian.
Kështu që e bekuar ishte kjo ditë,sepse pikërisht
këtu nis liria dhe pavarësia e Dardano-Arbërisë, për t'u kurorëzuar me 28
nëntor 1443 dhe më pas për të u mbledhur me forcën e unitetit dardano-arbëror
më 2 mars 1444 në Kishën e shën Kollit në Lezhë.