Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Rikthimi i emrave me origjinë arbnore Gjergj, Gjon etj, ia këput shpresat mbetjeve otomane

| E shtune, 02.11.2024, 07:58 PM |


Rikthimi i emrave me origjinë arbnore Gjergj, Gjon etj, ia këput shpresat mbetjeve otomane

Nga Gjon Keka

Mënyra më e mirë për me ia këptu shpresat mbetjeve otomane,është kur ne e rikthejmë emrin nga ai arabo-turk në emër me origjinë arbnore si ai i Gjergjit, Gjonit, apo ndonjë emër tjetër, e që ka mjaftë emra Iliro-arbnor apo emra tipik europian të këtij kontinenti e civilizimi etj.

Sepse gjersa ne mbajmë emrat arabo-turk ata ende shpresojn se një ditë prapë me iu kthye atyre dhe ideologjisë fetare të tyre,prandaj rikthimi i vërtetë do të thotë jo vetëm kthim nga brenda, por shfaqja e atij ndryshimi edhe me vepra pra duke i rikthye edhe emrat iliro-arbnor ndër ne.

Kur unë para 23 viteve e pata kthy emrin në Gjon, aty u vulos gjithçka, gjersa e mbaja emrin e vjetër arabo-turk ende shpresonin se prapë me iu rikthy atyne dhe ideologjisë së tyre.

Prandaj, kur shoh sot se ata që janë rikthye te identiteti i tyre i vërtetë dardano-arbnor dhe i rikthejnë edhe emrat në vepër kjo tregon se ata po e bëjnë vepër rikthimin e tyre dhe io vetëm me fjalë.

Ata me këtë tregojnë se nuk duan të jetojnë dhe vdesin me emra arabo-turk, por me emra arbnor e europian ngase i takojnë këtij kontinenti natyrshëm.

Sigurisht që emri nuk të bënë njeri, nëse nuk je, por ne mund të bëhemi arbnor europian e vetvetja vetëm me emra të tillë ashtu sikur i mbanin edhe paraardhësit tanë.