E shtune, 25.01.2025, 01:41 PM (GMT)

Kulturë

Agron Tufa: Mos martesave brenda gjakut/fisit, një nga cilësitë më thelbësore të shqiptarëve

E premte, 01.11.2024, 06:55 PM


Agron Tufa:

Nëse do të veçoja një nga cilësitë më thelbësore të shqiptarëve midis rrëkeve të kombësive në Ballkan, Azi dhe Europë, është tabuja e mos martesave brenda gjakut/fisit. E gjejmë këtë distancim moral-etik që në Eposin e Kreshnikëve, saktësisht në këngën "Martesa e Halilit". 30 agët e Jutbinës me venë e haje rreth zjarrit dimëror, pasi e qortojnë Mujin pse e ka lanë vëllaun pa e martue, fillojnë t'i sugjerojnë Halilit vashat më të bukura të Krahinës e Jutbinës. Reagimi i Halilit në fund është ky:

"Zoti ju vraftë more Agët e Jutbinës!

Po ku asht ndie n'mes toke e qielle

Me u martue vllau me motrën e vet?

Se tana çikat e Jutbinës

Bash si motra po më duken..."

Nuk e di nëse kjo tabu është dhe midis grekëve apo arumunëve tanë. Ndër arabë, turq e sllavë, sikundërse ndër europianë, e kam  të sigurtë që kjo tabu nuk ekziston. Është një nga cilësitë e shenjta që më mrekullon, tok me institucionin e kumbarisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora