| E hene, 28.10.2024, 07:56 PM |
"Biblioteka shqiptare në Kosovë, fryt i atyre q? i quanim tradhtar"
Shkruan
Fahri Xharra
Biblioteka
Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" është themeluar nga Kuvendi i
Kosovës, dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë
intelektuale në Kosovë.
Biblioteka
e parë publike qendrore është themeluar në Prizren në vitin 1944, në muajin
dhjetor. Gjatë këtyre viteve, ajo ka kaluar në disa faza zhvillimi dhe ka
ndryshuar.
Biblioteka
e parë publike qendrore është themeluar në Prizren, Biblioteka Rajonale, në
muajin dhjetor 1944 deri më vitin 1947 ku u transferua ne Prishtinë por u mbyll
në vitin 1952. Në vitin 1946, filloi të merrte kopje të librave nga Serbia. E
cila pas mbylljes së bibliotekës në vitin 1952, koleksioni u transferua direkt
në bibliotekën "Miladin Popovic" tani njihet si "Hivzi
Sylejmani" Biblioteka Komunale e Prishtinës. Gjatë periudhën 1953–1962, u
krijuar Biblioteka Qendrore e cila nuk operoi si institucion public edhe pse
kishte për qëllim të marrë përsipër disa funksione të Bibliotekës Rajonale, por
ishin të kufizuar me më shumë funksione administrative.
Pas
10 viteve u bë ri-themelimi i Bibliotekës, ku filloi të riaktivizohet dhe
rritet duke përfshirë libra nga Qendra Biblotekare e Kosovës dhe Instituti i
Shqipëtarëve në Prishtinë si dhe donacione të ndryshme. Në vitin 1970, u bë
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës pas krijimit të Universitetit
të Kosovës, nga ky moment filloi një periudhë zhvillimi intensiv duke u
fokusuar në grumbullimin e literaturës në fushën e studimeve për shqiptarët. Në
vitin 1974, u miratua ndërtimi i një ndërtese të re për bibliotekën, që u
përfundua në vitin 1982
Ndërtesa
e Bibliotekës Kombëtare e Kosovës përfaqëson kulmin e arkitekturës sonë.
Planifikimi i peizazhit, mjedisi përreth dhe dizajni i brendshëm kërkojnë që
hapësira të jetë e artikuluar në mënyrë të tillë që struktura e saj kompakte,
format, luajtja me dritën dhe hijen, si dhe lartësia e saj, të mbartin elemente
që lidhen me traditën ndërtimore të rajonit. Motivët e kubeve, sferave dhe
kolonave paraqesin një interpretim modern të frymëzimit arkitektonik autokton,
që ka rrënjë te populli.
Gjakovë, 28.10.24
Referencat: te autori