Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Dëbimi nga Molla e Kuqe

| E hene, 28.10.2024, 06:44 PM |


Gani Pllana:

DËBIMI NGA MOLLA E KUQE

Një dëbim i dhunshëm-barbar

Të zhbiheshin shqiptarët me fis e farë...

Pesë vite të rënda - shqim - dhunë e dëbim:

Njëmijë e tetqind e shtatëdhjetë e shtatë –

njëmijë e tetqind e tetëdhjetë e një!

Dëbim biblik në dimër e acar

Gjymtuar-djegur-pjekur-grirë-ngrirë..

Fatkeqësi - tragjedi që s’mbahet mend

Askund në botë - në asnjë vend...

Pos ndoj gjurmë a fletë a kujtesë

Për gjysmë-Atdheun e shpërfytyruar

Nga barbarët e uritur të Karpateve

Serbo-sllavët ditëzi e të pabesë

Mbi hapësirat autoktone ilirike

Nga degdisën edhe pleq e plaka jetike

Nëna e fëmijë në qerre të drunjta

Fëmijë që vdisnin në duar të nënave

Gra shtatzëna zbathur e zhveshur

Që të ngrira vajtën në përjetësi

Lënë pa atdhe e pa shtëpi e katandi

Gjysmë-Atdheu ku këmba e gjuha –

fjala-buka e gjaku kanë humbur rëndesë

Nga gjenocidi - bota e pushtimi

Nga zhbërja e egër e tokave tona

Që tashmë s’u dëgjohet zëri pos jehona