Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: LDK do t'i bënte nder vetes dhe demokracisë me pritjen meritore Fadil Gecit

| E premte, 25.10.2024, 06:53 PM |


LDK DO T`I BËNTE NDER VETËS DHE DEMOKRACISË, ME PRITJEN MERITORE FADIL GECIT

Nga Xhafer LECI

Strukturat dhe simpatizantët e LDK-së, në mënyrë organizative e mashështore, duhej pritur kthimin e Tij nga Haga në Aeroportin e Prishtinës.

Fadili edhe njëherë ka dëshmuar bindshëm se ishte dhe mbetet një atdhetar, personalitet dhe intelektual i vlerave tona institucionale-shtetërore.

Para, gjatë dhe  pas luftës, i palëkundur në mbrojtje të interesave tona kombëtare si djathtist me bindje pro-perëndimore e amerikane.

Kjo ishte rruga e trazuar nga elita intelektuale e LDK-së, e prirë nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt dhe projektues i pavarësisë të Kosovës, së bashku me elitën intelektuale e atdhetare.

Vetëm tek neve shqiptarët,në asnjë vend tjetër në Evropë nuk  ka ndodhur të kenë dy lloj komunizma, dy palë heronjë e dëshmorë, dy fonde, dy ushtri.

Ky model nga LDB-re, e diktatorit komunist stalinist Enver Hoxha, me vrasje të pafajëshme të atdhetarëve intelektualë për marrjen e pushtetit, me direktivat e Sebosllavisë, u bënë vëllavrasjet-luftë qytetare në Shqipëri. Disa udhëheqës të luftës në Kosovë, 1998-1999, vepruan sipas direktivave të krerëve të Partisë Socialiste, "vrisni ata të cilët nuk janë të një mendimi me juve…!

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Wendlingen, 25.10.2024