Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Ç'është i gjithë ky antishqiptarizëm?

| E enjte, 24.10.2024, 06:59 PM |


Ç'është i gjithë ky antishqiptarizëm?

Nga Fahri Xharra

Shpesh më shkon mendja, si është e mundur që pasi e fituam pavarësinë e Kosovës, te dalim kaq antishqiptar.

Miq te respektuar, a mos ishim kriptoturq dhe fsheheshim si shqiptar nga frika?

Pse i gjithë ky shperthim ndaj vetvetës?

Ndoshta argati i Serbisë Dr. Hasan Kaleshi e thoshte të "vërtetën" qe "na solli" Osmania pas  vitit 1389, sepse këtu nuk "kishte" shqiptar.

Si është e mundur që të gjitha mediumet pamore të Kosovës të hecin rrugës së tradhtisë kombëtare?

E dini or miq, që çdo fjalë e jona kundër kombit, pro osmaniznimit, Serbia ia transmeton Europës?

Pergjegja është se Kosova nuk përparon aspak në afrimin me Europën.

Amani kini mendjen, ruajuni nga gjakprishurit!