| E hene, 21.10.2024, 06:55 PM |
Ilir
Meta:
Falenderoj
përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e
jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.
Po
kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis
me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.
Jam
i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!
Armiqtë
e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!
Rrëmbimi
im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga
ballafaqimi me të vërtetat.
Ju
siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë
dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.
Ndihem
krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për
patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.