| E hene, 21.10.2024, 06:58 PM |
Lëvizja e Deçanit, historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomanëve
Nga
Nue Oroshi
Lëvizja e Deçanit
Lëvizjet
politike e atdhetare shqiptare kanë dalur si reagim i gjendjeve pushtuese si
dhe gjendjeve të rënda politike që përmes shekujve e kanë kapluar
shqiptarinë,në përgjithësi si dhe
shtetet shqiptare në veçanti. Në mesin e shumë lëvizjeve atdhetare të
dala gjatë kohërave të ndryshme në keto 25 vite të çlirimit të Republikës së
Dardanisë më se shumti jehon si në aspektin pozitiv tek atdhetarët po ashtu e
shikuar edhe në aspektin negativ tek shërbetorët e shteteve të huaja serbe, turke,
arabe, është edhe Levizja e Deçanit.
Levizja e Deçanit doli si reagim, si shpërthim vullkanikë ndaj gjithë atyre pabesive, tradhëtive, ndezjeve të zjarrit e të urrejtjes në mes të shqiptarëve në këto 25 vite. Për këto situata të frikshme të shkatërrimit të shqiptarizmës, që po e bëjnë tash e 25 vjet forcat antikombëtare i kam shkruar qindra shkrime dhe kam botuar disa libra të veçantë. Meqenëse jam nder të parët shqiptarë intelektual që i kam kritikuar këto fenomene negative të ndodhura tash e 25 vjet në shqiptarinë tonë jo rrallë herë jam keqkuptuar e më shumë jam sulmuar në aspektët interne nga bashkëpuntorët e Serbisë, Rusisë, Turqisë e Arabisë dhe shërbëtorve të tjerë që i kemi me shumicë sot në popullin shqiptarë. Pas daljës në skenë tash e një vit të Levizjes së Deçanit e kam vërejtur se kjo lëvizje ka bërë një jehonë të madhe tek shqiptarët në përgjithësi e sidomos tek shqiptarët në Dardani. Reagimi ka qenë shumë i madh sidomos tek shqiptarët atdhetarë të cilët mënjëherë kanë filluar përkrahjen e kësaj lëvizje kombëtare që është e pastër si uji i burimit të krojeve tona shqiptare dhe përbëhet nga djem dhe vajza atdhetare që janë rritur në familjet me traditat shqiptare dhe që gjithmonë kanë qenë pjesë e qëndresës shqiptare gjatë luftërave të zhvilluara qoftë me pushtuesit serb, qoftë me pushtuesit osman. Edhe pse kjo lëvizje gjatë udhëtimit të saj mund të ndërron emrin historikisht do të quhet lëvizja e Deçanit.Nuk është rastësisht edhe themelimi i kësaj Levizje në Deçan.Në Deçan shpeshherë kemi pasur fillime të mbara historike.Ata që nuk e dinë historinë dëshiroj t´iu njoftoj se në Deçan u mbajtën katër kuvende kombëtare të Verrat e Llugës e jo Verrat e Llukës siç dëshiron ta shkruan ndokush.Tek Verrat e Llugës u mbajtën kuvendet në vitin 1903,1908, dhe 1910.U dha kushtrimi për një luftë gjithkombëtare kundër Perandorisë Osmane.Tek Verrat e Llugës u mbajtë Kuvendi i Pajtimit të gjaqeve në vitin 1990, që shërbeu si një përgaditje kombëtare për një luftë të përgjithshme kundër Serbisë,dhe po ashtu në afërsi të verrave të Llugës u mbajtë edhe Kuvendi i pestë kombëtar ku u themelua Lëvizja e Deçanit në vitin 2023, duhet të përmendim edhe një fakt tjetër historik se pikërisht në afërsi të Verrave të Llugës krisën edhe Pushkët e para të Lirisë në vitin 1991 nga heroi i Shqipërisë Etnike Sali Çekaj që rrjedh nga familja e Marash Palit,po ashtu në Drenicë plumbat e parë të kushtrimit ja dhan Serbisë nga familja Preka e fshatit Preka, që sot njihet si familja e heroit Adem Jashari, dhe ka prejardhje Mirditore si dhe familja e Zahir Pajazitit që njihej si familja Kola. Ajo çka duhët ta ketë parasysh kjo Lëvizje atdhetare duhet të jetë fakti se tash e tutje kjo Lëvizje duhët ti caktoj edhe sektorët e ndryshëm të veprimit dhe personat përgjegjës që do ta marrin përgjegjësinë e veprimeve kombëtare dhe mos të mbetët vetëm një lëvizje ku çdo njeri të flet në emër te saj por më një fjalë të kompletohët dhe të koordinohen aktivitetët vepruese.
Historia e laramanizimit
në Dardani
Shumë
shqiptarë nuk e dinë apo nuk deshirojnë ta dinë se në Dardani asnjëherë nuk
kanë arritur që familjet shqiptare katolike ta pranojnë në mënyrë të plotë islamizmin. Janë dikund rreth 50 % të
shqiptarve në Dardani të cilët asnjëherë plotësisht nuk e kanë pranuar procesin
e plotë të islamizimit nëper familjet e tyre. Janë krahina të tëra siç është
Drenica, Dukagjini, Llapusha, Rugova, Shala, Llapi, Gollaku, Karadaku dhe shumë
pjesë të tjera të Dardanisë ku familjet shqiptare tash e me shumë se tre shekuj
e ruajtën të fshefur besimin katolikë nëpër familjet e tyre. Ky proces i
Laramanizimit të shqiptarve sidomos ka ndodhë në shekullinë XVIII në shekullin XIX
dhe në shekullin XX.Shqiptaret atdhetarë për ti përballuar shtypjeve dhe
terrorit të familjeve të tyre ata mbrenda familjeve të tyre e ruanin besimin
katolik dhe i ruanin emrat e tyre Gjergj, Dedë, Pjetër, Nikollë, Luigj, Ndue,
Llesh, Tomë dhe shumë emra të tjerë të traditës shqiptare kurse jashtë për
nevojat e mbijetësës dhe që të mos ju vdesin familjët nga uria i mirrnin
pseudonimet e tyre Hasan, Hysen, Muhamet,Ibrahim, Qemajl, Shaban, Mustafë dhe
shumë pseudonime të tjera.Kështu një pjesë e shqiptarve në Dardani për plotë
tre shekuj me radhë dy shekuj të pushtimeve otomoane dhe një shekull të
pushtimeve serbe mbajtën emrat e vërtetë në mbrendësi të familjeve të tyre dhe
pseudonimet e tyre jashtë familjes. Për
këto familje pas themelimit të lëvizjes se Deçanit në Dardani e kemi edhe
procesin e një vrulli apo shpërthimi kombëtare të deklarimit të familjeve
laramane në besimin e tyre të vërtetë në katolicizem. Kjo duhët te shikohet më
një sy normal dhe të lihën shqiptarët të besojnë në bësimet e tyre që ata e
ndjejnë më mirë qetsinë e tyre shpirtërore.Nuk do të jetë asgjë e keqe nëse në
Dardani mbrenda disa vitesh do ti kemi dy besime më përqindje të mëdha atë të katolicizmit që mund të jenë
afer 50 apo 60 % dhe atë të islamizmit me 30 apo 40%.Kjo do ta forconte edhe më
shumë harmoninë dhe bashkëjetësen mbrenda kombit shqiptarë në Dardani. Me këtë
veprim atdhetarë që po e bëjnë laramanët katolikë përmes pagëzimit, në Dardani
do të ketë jehonë edhe në qarqët politike amerikane dhe ato evropiane dhe
Dardania do te jetë një hap më afër familjes Evropiane.
Agresiviteti i
neotomaneve
Para
se të sqaroj agresivitetin e Neotomaneve deshiroj që në mënyrë të shkurtë të
sqaroj shkaqët historike që e sollën këtë agresivitet, pas rënies së
Konstantinopojës në vitin 1454 dhe më vonë të ndërrimit të emrit në Stamboll u
bë një marrëveshje në mes të Perandorisë Osmane dhe Kishës Ortodokse Ruse.Në
këtë marrëveshje thuhët qartë se ortodoksizmi lejohët si besim i hapur në
Perandorinë Osmane. Pasojat e kësaj marrëveshje i ndiem më së shumti ne
shqiptarët, meqenëse në këtë periudhë kohore të gjithë shqiptarët i takonin
katolicizmit. Por kishte edhe shqiptarë të ritit lindor të krishterë por që nuk
e njihnin kishën ortodokse ruse,por për eprorë të tyre e njihnin Papën e
Romës.Kjo ka ndodhë edhe më Arbreshët që shkuan në Itali tash e shumë shekuj me
radhë.Pas kësaj marrëveshje në të gjitha trojet shqiptare që ishin ra nën
pushtimin otoman filluan vrasjët, grabitjet, djegiet dhunimet dhe format e
tjera të terrorit pushtues.Në bazë të kësaj marrëveshje shqiptareve pushtuesit
Osman ju lanë dy rrugë : të pranonin me
dhunë e hekur të nxehtë dhe terror islamizmin apo të kalonin me dhunë e
terror në ortodoksizmin serbo-rus. Si
pasojë e një pushtimi të gjatë te Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimit të rusve
dhe serbeve me Perandorinë Osmane,ku rusët dërgonin edhe hoxhallarë rus që në
fakt ata ishin pjesë e agjenturvae ruso-serbe, dhe i shpërndanin nëpër xhamiat
e Dardanisë,ku në të shumtën e rasteve edhe i arrinin qëllimet e tyre
politike.Shqiptarët atdhetarë rezistuan me aq mundësi që patën nëpër periudha
të ndryshme historike prej rënies se Shqipërisë nën Perandorinë Osmane 1479 e
deri në vitin 1912.Pas vitit 1912 si fryt i bashkëpunimit 500 vjeçar Perandoria
Osmane i dorëzon 70 % të trojeve shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi ku nën
pushtimet e reja serbo , malazeze mbetën
mbi 70 % të teritoreve shqiptare.Pushtimët serbo, malazeze vazhduan të
njejtën traditë të pushtimit të trojeve shqiptare më metodat që kishte bërë
Perandoria Osmane.Por duke përsosur edhe metoda edhe më të shëmtuara.Po kush
janë neotomanët agresiv ata që sot po i shohim dita -ditës nëper mediat
televizive dhe nga kanë prejardhje familjet e tyre.Një fakt duhët pranuar
historikisht. Këto familje kanë tri gjeonologji familjare:
1.Pjesa
e parë e këtyre familjeve të islamit
politik agresiv rrjedhin nga përzierja
vllahe-serbe-boshnjake dhe qërkeze;
2.Pjesa
e dytë e këtyre familjeve të islamit
politik agresiv rrjedhin nga familjet
që kishin ardhur në Dardani bashkë më ushtarët e Perandorisë Osmane si argëtues të
ushtrisë, dauellegji apo haremgji dhe
3.Pjesa
e tretë e këtyre familjeve të islamit politik agresiv rrjedhin
nga familjet që kishin përfituar interesa politike dhe ekonomike në Perandorinë
Osmane, këto familje janë familje të Subashëve,Spahive,
Qaushëve,Bejlerve,Agallarve dhe familje të tjera.
Përfaqësuesit
e këtyre 3 lloj familjeve sot janë bartësit me agresiv të islamit politik. Ato
edhe sot e kësaj dite punojnë dhe paguhën nga Serbia,Turqia,Shtetët arabe dhe e
kanë sjellë shqiptarinë në një gjendje të vështirë.
Por
gjithmonë rrezët e diellit i kanë mundur hijët e hanës. Gjatë gjithë periudhave
historike kanë dalë në skenë atdhetar shqiptarë që janë bërë mburoja për ta
mbrojtur shqiptarinë. Edhe sot përkundër se një pjesë e shqiptarëve që janë
pasuruar pa të drejtë dhe pa mund janë duke heshtur, është djelmnia dhe
vajzëria shqiptare që do ti dërgon proceset përpara.Ajo që dhemb më se shumti
është heshtja e intelektualeve shqiptarë. Përveç një pjese të historianëve
atdhetar që kanë shkruar historinë e vërtetë duke filluar nga prof.dr.Jahja
Drançolli, prof.dr.Muhamet Mala, akademik Frashër Demaj, prof.dr.Edi Shukriu,
prof.dr.Gjon Berisha, dr.sc.Qazim Namani, dr.sc.Besim Morina dhe ndonjë studius
apo studiuese tjetër një pjesë e mirë e intelektualëve po e përbijnë situatën
në heshtje. Nuk duhët harruar as kontributin e disa publicistëve atdhetarë të
cilët po kontribojnë që gjërat të thuhën ashtu siç kanë ndodhur proceset
historike.
E
në fund të kësaj analize historike dhe politike do të përshkruaj edhe dy raste
se si familjet atdhetare katolike dhe ato laramane katolike që e mbanin
katolicizmin mbrenda familjës dhe jashtë kishin emra islam e kanë ndihmuar
njëra -tjetrën.Janë të njohura dy përsonalitete historike në Komunën e
Prizrenit. Rrustë Kabashi dhe Dedë Shabani. Rrustë Kabashi jetonte në Kabash të
Prizrenit dhe kishte emër të madh kurse Dedë Shabani rezistonte në Sallagrazhdë
të Thërandës (Suharekës).Shtypja që bëhej ndaj shqiptarëve katolikë kishte
arritur në atë shkallë saqë nuk i lenin shqiptarët katolikë të dërgonin grurin
apo misrin e tyre ta bluanin në mulli.
Kështu
që fshatarët e fshatit Sallagrazhdë fillojnë të zijnë kokrra të misrit dhe ti
hanë ato.Kur merr vesh Rrustë Kabashi i qon fjalë Dedë Shabanit: O Dedë Shabani
mos ha kokrra po eja e bluaj në mulli timin në Kabash.
Prej
asaj kohe fshatarët e fshatit Sallagrazhdë kanë bluar në mullinjtë e Rrustë
Kabashit. Rasti i dytë ishte kur stërgjyshi im Nrecë Kolë Gjon Oroshi që ishte
familje e bajraktarit të Oroshit dhe kjo familje kishte ardhë në Dardani që të
bëj organizime luftarake në rrethët e Prizrenit,i organizon fshatrat e
Shpenadisë, Velezhës,Caparcit,Serbicës,Trepeticës,Smaqit dhe fshatra të tjerë
që përmës luftës të pengojnë adminstratën pushtuese otomane në Prizren që
shqiptarët katolik të këtyre fshatrave të
kthehën në islamizem.Kur merr
vesh Rrustë Kabashi ju thotë se nëse tentoni ti ktheni në islamizëm këto
fshatra pushkët e para do ti merrni nga unë në Kabash kurse ata janë të
armatosur. Kjo rezistencë kundër Osmaneve
i kushtoj me jetë Rrustë Kabashit i cili u varë nga Osmanët në vitin
1910 në Shadërvan të Prizrenit. Për këtë dua të them se përveç stërgjyshit
tim Nrecë Kolë Gjon Oroshi komandant i
komiteve kundër Osmaneve në Rajonin e Prizrenit, dhe bashkëluftëtarve të tij një meritë të
veçantë për ekzistimin e shqiptarëve katolikë në Komunën e Prizrenit e ka edhe
atdhetari Rrustë Kabashi.E sot edhe pas
më shumë se një shekulli me radhë unë
stërnipi i bajraktarit të Oroshit po më duhët që të luftoj me pendë dhe ide politike,
që ti zbuloj dhe botoj masakrat serbe e
malazeze, në Trojet Shqiptare,1912-1999,
përmes botimeve ta hudhi poshtë historinë e pansllavistave komunistë të
ideologjisë ruso -serbe, që për shtatë dekada e shkatërruan shqiptarizmën, dhe
ti vendosi në fushën e nderit atdhetarët e Shqipërisë Etnike, por fatkeqësisht
duhët luftuar edhe kundër neotomanëve të
rinj shqipfolës, që ka plotë katër vite që po ma mbajnë peng projektin
gjithëkombëtarë të Shoqatës "Trojet e Arbrit" me mosdhënien e lejës
për vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit në Qytetin e Kastriotëve në
Prizren.Por dielli gjithmonë ka rreze e pranverat shqiptare nuk kanë munguar asnjeherë sepse djelmnia dhe vajzëria shqiptare
asnjëherë nuk kanë hezituar që proceset kombëtare ti dërgojnë deri në fund.