| E diele, 20.10.2024, 06:56 PM |
KRONIKA E NJË ÇMIMI,
?CAMAIORE 2024, FITUES VISAR ZHITI
Përgatiti
Eda Agaj Zhiti
LAJMI:
Çmimi
letrar për poezinë, “Camaiore - Francescco Belluomini”, që jepet ndër vite në
Itali, është i njohur dhe i rëndësishëm, sipas kritikëve, është institucioni i
vlerësimit që i kushtohet t?r?sisht veprave m? të mira, të botuara në
Itali, jo vetëm të autorëve italianë, por dhe poetëve nga bota.
Janë
nderuar me këtë çmim – njoftohet, - poetë italianë si Alda Merini, Alberto
Bevilacqua, Corrado Calabrò, Maria Luisa Spaziani, Dante Maffia, Davide
Rondoni, etj, dhe nga bota Shenjt?ria e Tij Papa Carol Wojtyla, poeti rus Evgenij
Jevtushenko, rumunia Anna Blandiana, suedezi Kjell Epmark, nikaraguani Ernesto
Cardinal, prift, etj, e deri te nobelisti irlandez Seamus Heaney.
?Media italiane i bëri
jehonë ecurisë së kësaj ngjarjeje. Bëri të njohur jurinë, të kryesuar nga
Michele Brancale - studiues, gazetar dhe poet, Cinzia Demi – poete, Simone
Gambacorta, Federico Migliorati, Renato Minore, Ottavio Rossani e Luigia
Sorrentino, personalitete të letrave, kritikë arti, poetë, studiues.
Ndërkaq
do të ishte dhe një juri tjetër popullore, që në ditën e ceremonisë së dhënies
së çmimit, mes publikut pjesëmarrës,do të nxirrte me votim mes 5 kandidatëve
një fitues.
U
shqyrtuan botimet nga prilli 2022 deri në mars 2023. Mes përzgjedhjes së
150 librave me poezi, u seleksionuan 25
prej tyre dhe dolën 7 poetë kandidatë nga bota për Çmimin Ndërkombëtar:
•
Joao Luis Barreto Guimaraes, “Movimento” (Edizioni Kolibris) – Portugalia,
•
Andrea Cote, “La rovina che nomino” (Edizioni Fili d’Aquilone) – Kolumbia,
•
Edmond Neagoe, “Una visione dell’apocalisse” (Terra d’Ulivi Edizioni) –
Rumania,
•
Martin Rueff, “Icaro grida in un cielo di creta” (Samuele Editore) – Franca,
•
Zoe Valdés, “Anatomia dello sguardo” (Edizioni IlFoglio) – Kuba,
•
Sarah Zahid, “Non scordiamoci mai quanto può essere bello vivere” (Edizioni
Kolibris) – Norvegjia,
•
Visar Zhiti, “Strade che scorrono dalle mie mani” (Puntoacapo Editrice) –
Shqipëria.
Në
votimin e tyre më të fundit, juria profesionale për vitin 2024 shpalli fitues
poetin shqiptar Visar Zhiti për librin me poezi “Strade che scorrono dalle mie
mani” - “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, botim nga “Puntoacapo Editrice”,
në dy gjuhë, shqip dhe italisht, përkthyer nga Profesor Elio Miracco.
Lajmin
e dhanë juria e çmimit, Komuna e Camaiores, më pas Agjensia Kombëtare e Shtypit
Italian ANSA, u perhap në mediat e tjera, shkruajtën revista e PEN Clubit
Italian deri dhe gazeta më e madhe italiane, e përditëshmja “Corriere della
sera”.
Jehonë
pati dhe në median shqiptare, u botua në gazetën “Panorama” në Tiranë, ndërsa
televizioni “Vizion plus” i mori një intervistë Visar Zhitit dhe shkruajtën
gazetat shqip të diasporës nëpër botë.
PËRURIMI NË MILANO:
Botuesi
“Puntoacapo” caktoi një ditë për të përuruar në Milano librin fitues, “Rrugë që
rrjedhin nga duart e mia” me praninë e autorit Visar Zhiti…
?U mblodhën lexues të
shumtë, poetë, gazetarë, italianë dhe shqiptarë, kishin ardhur dhe nga qytete
të tjera, mes tyre dhe një bashkëvuajtës i Visarit në burgjet e diktaturës në
Shqipëri, tani me banim në Itali, studiuesi, kritiku letrar Eugjen Merlika, i
cili do ta niste kështu shkrimin e tij, që do të botonte në gazetë“Dielli” në
SHBA:
?“Më datën 19 shtator, në
orën 18.00 në Shtëpinë Muze “Tadini”, në rrugën N. Jommelli 24, Milano, u
zhvillua një mbrëmje kulturore, me rastin e promovimit të vëllimit me poezi
“Rrugë që rrjedhin nga duart e mia/“Strade che scorrono dalle mie mani”. Autori
i vëllimit është poeti i mirënjohur Visar Zhiti, shkrimtari më përfaqësues i
letërsisë shqiptare sot në botë…
Madje
njëra nga antaret e Jurisë së Çmimit Camaiore, Cinzia Demi, kishte ardhur vetë
për t’a paraqitur librin në Milano, - vazhdon shkrimin e tij Eugjen Merlika.
?Në drejtimin e
promovimit t’asaj mbrëmjeje ajo shoqërohej nga e zonja e shtëpisë, gazetarja
arbëreshe Melina Scalise, që ishte krenare për origjinën e saj. Ajo, mbas
vitesh pune në gazetën “Il giorno”/“Dita”, kishte në kujdes Shtëpinë Muze
Hapësira Tadini, një personalitet i njohur i kulturës së qytetit të Milanos,
një poet e piktor modernist, që e kishte lënë shtëpinë e tij si një muzeum për
qytetin e tij…”
?Melina Scalisse ndali te
gjuha, te misteri i fjalës së Zhitit, që ajo ia njihte rrënjët dhe e ndjente si
frymë dhe histori.
“…shkrimtari
Zhiti iu përgjigj disa pyetjeve të organizatorëve, profesor
Mauro
Ferrari, poet e Cristina Daglio, ndërkohë dhe bouesit. Ai, - thekson Merlika, -
u përgjigj shkurt e me dhimbje, duke treguar disa nga çastet më të vështira të
jetës së tij, siç ishin ato të arrestimit, të dënimit e të qëndrimit në kampet
e punës së detyruar, që ishin dhe ato që përcaktonin burimin e frymëzimit për
një pjesë të mirë të poezive të vëllimit.
Një
përimtim të thukët të përmbajtjes së vëllimit e bëri në mënyrë bindëse profesor
Ferrari, që dukej se ishte mjaft i prekur nga drama jetësore e poetit shqiptar.
Ai analizoi disa poezi, duke u ndalur më shumë, jo vetëm në përmbajtjet, por
edhe në disa terma të hasura më shpesh si atdheu, liria, udhëtimet, etj.
Nga
salla do të ngrihej të fliste dhe padre
Gianni Criveller, njohës i thellë i persekutimit të poetëve në Lindje dhe Kinë,
ku ka shërbyer si misionar. Ndër të tjera ai tha se vuajtja njerëzore është
kthyer në vlerë poetike. Këtë theksoi dhe poetja bjelloruse Lara Putsileva.
Edhe
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Itali, Skender Lazaj do të
nxirrte përshtypjet e tij nga takimi:
“…Nisemi
nga Brescia, së bashku me antarët e LSHASHI, Ndue Shabaku, Valbona Jakova dhe poeten Daniela Dante, promovonte veprën e
tij Antarë i Nderit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në
Itali!...
Takimi
i përzemërt me Visarin dhe me zonjën e tij Edën, qe sa emocionues aq dhe i
ngrohtë, mes një atmosfere arti, ku veç poezisë aty ekspozoheshin pikturat e autorit
Tandini, por dhe të autorëve të tjerë, mes tyre dhe të piktorit të famshëm
shqiptar Ibrahim Kodra.
Aktiviteti
çelet me prezantimet, dhe natyrisht me përshkrimin e jetës së autorit dhe
veprës së tij letrare.
Drejtoresha
e Muzeut, gazetarja Melina Scalise, bëri një analizë të veprës dhe fjalës
poetike në veçanti, ku evidentoiforcën e fjalës dhe në kushte izolimi, shpirtin e paepur të
autorit dhe forcën e besimit, i cili i rezistoi edhe mizorive të regjimit.
Atmosferën
e elektrizuan recitimet në shqip të poezive të Visarit nga Eda, kaq bukur dhe
aq ëmbël derdhej poezia e tij dhenë italisht, recituar nga poetja italiane
Cinzia Demi.”
I
rikthehem shkrimit të Eugjen Merlikës, ja ç’shton ai:
“…duke
patur në dorë vëllimin, lexohej në kapakë dhe kjo shprehje nga shkrimtari i
madh Italian, Umberto Eco:
‘Shihni...
ndodhia e Visar Zhitit, që i mjaftoi të shkruante poezi, të quajtura “të
trishtueshme dhe hermetike”, pra armiqësore për regjimin ..... dhe fitoi me të
drejtë dhjetë vite burg. Poezia i shtie frikë regjimeve autoritare e
diktatoriale, edhe se flet vetëm për trëndafila, si në rastin e Zhitit.”
?Dhe më pas:
‘Visar
Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta e vepra e të cilit janë pasqyra më e mirë
e historisë së Vendit të tij.’ Poshtë këtij vlerësimi ishte në kllapa: (Robert
Elsie, albanolog kanadezo-gjerman).
Në
tridhjetë vitet e fundit janë të shumtë vlerësimet e poetit e shkrimtarit
madhor shqiptar nga përfaqësues të ndryshëm të kulturës e letërsisë shqiptare e
të huaj të vëndeve ku veprat janë
përkthyer e botuar, por mendoj se kjo shprehje e studiuesit kanadez është një
nga pikat kulmore, ku Visar Zhiti njëjtësohet me atdheun, një koncept që
gjindet shpesh në vargjet e tij, në format e të shkruarit për të shkuarën, të
sotmen e për të ardhmen e tij.’
“Duke
përmbyllur analizën, botuesja Cristina Daglio iu drejtua poetit: “Ndërmjet të
gjithë koncepteve të trajtuar në poezitë tuaja, cili do t’ishte ai më
domethënësi, më qëndrori, më përfaqësuesi…?
Poeti,
mbas një çasti përsiatjeje, u përgjigj: Dashuria.
Salla
shpërtheu në një duartrokitje të gjatë e të fuqishme.Mendoj se ishte çasti
kulmorn i mbrëmjes, thelbi dhe kuintesenca e saj. Me atë pohim poeti shpalli
vlerën universale të veprës së tij, që është e barazvlerëshme me vetë
jetëgjatësinë e mesazheve që i përcillen lexuesve shqiptarë, italianë,
evropianë e botërorë.”
?CEREMONIA NË CAMAIORE:
“Ndarja
e çmimeve do të zhvillohet gjatë një mbrëmje në këtij shtatori me të ftuar
fituesin, Visar Zhiti, - shkruante Eugjen Merlika, - në Camaiore, një qytet i
lashtë mesjetar në breg të detit Ligur, një komunë prej 31776 banorësh, në
provincën e Lukës në Toskanë, e njohur për bregdetin e bukur të saj, për kishat
e saj mesjetare, muzeumet e traditën e qilimave”.
?Nga dritaret dukej deti
si një poemë e kaltër përjetësie.Rrugëve ishin vendosur pllakatet “Camaiore
është poezi”. Në sallën e madhe vinin vazhdimisht njerëz. Në krye ishte një
ekrandhe shfaqeshin librat dhe emrat e
autorëve.
Që
në fillim veprimtarinë e përshëndetën Kryetari i Bashkisë së qytetit, Marcello
Pierucci dhe Raffaela, vajza e themeluesit të këtij çmimi, e poetit Francesco
Belluomini.
Gazetarë
të televizionit vendas filmonin takimin dhe merrnin në intervista poetët që
ftoheshin në skenë. Nga sipër vinin ndriçimet, ndryshonin ngjyrë si emocionet
dhe binin mbi fletët e poezive…
Presidenti
i jurisë profesionale, Michele Brancale, thirri si fitues të Çmimit
Ndërkombëtar Visar Zhitin. Motivacionin e dhënies e lexoi poetja dhe anëtarja e
jurisë, Ciznia Demi:
SIRENEU MODERN I KRYQIT
"Poetika
e "Rrugëve që rrjedhin nga duart e mia" të Visar Zhitit, një libër i
botuar dygjuhësh shqip-italisht, riprodhon më së shumti historinë e poetit, një
prej të paktëve të mbijetuar të burgut, të mbyllur për të punuar në minierat
shqiptare nën regjimin e Enverit Hoxhës: faji i tij ishte se kishte shkruar
vargje të dhimbshme, të papërshtatshme për lëvdatat pushtetit. Zhiti nuk hoqi
dorë nga kënga edhe në burg, vazhdoi të kapej pas poezisë, prostitutës që më
denoncoi në polici. – siç e ka përkufizuar ai në një intervistë - dhe duke mos
pasur letër ku të vazhdonte të shkruante tekstet, vargjet u mësuan përmendësh
nga ai dhe të burgosurit e tjerë, në mënyrë që ato të mbeteshin, nëse ai nuk do
të mbetej gjallë.
Në
këtë vëllim i ripërshkohen ato vite, pa asnjë venëurrejtjeje. I tradhëtuar nga
poezia, Zhitit nuk i vjen keq kurrë për veten, por për njeriun që vuajti, për
të ngjashmin e tij që i kanë shkaktuar vuajtjet.
Në
poezinë e tij nuk është vetëm përplasja mes një regjimi tiran dhe poetit, por
diçka më e keqe: njeriu kundër njeriut. Duke përqafuar mundimin dhe dhimbjen e
të tjerëve, por duke derdhur lotët e tij, mesazhi poetik i Zhitit bëhet
universal dhe i kalon kufijtë gjeografikë të dhimbjes shqiptare, duke e bërë
atë dëshmitar të vuajtjeve të njerëzimit. Ajo e Zhitit është një litani laike,
por vargjet e tij përshkohen nga një ndjenjë besimi e shqetësuar që gjen në
simbolin e Kryqit martirin e shëlbimit dhe zbulohet në Krishtin dhe Nënë
Terezën: ai nuk e paraqet veten si vuajtësin e fundit të dënuar të atij
regjimit, por si një Sirene i kohëve moderne që merr mbi vete kryqin e të
gjithëve”.
Visari
kishte thënë që poezia iu bë dhe Madona që e ndihmoi të shpëtonte. Poezia e tij
ishte ditari i tij shpirtëror.
Kryetari
i Bashkisë, Francesco Pierucci, i dorëzoi Çmimin.Aktorët Alessandro
Bertoluccidhe Giulia Battistini
recitonin poezitë.
Duke
falenderuar, Zhiti theksoi se e ndjente fort që ishte në vendin e Dantes, mbase
poeti më i madh i të gjitha kohërave, që na dha me vargje jo vetëm Ferrin,
nëntokën e dënimeve, por edhe Parajsën, që patjetër i jep shkëlqim qiellor dhe
e bën po aq të rëndësishëm, se letërsinë e ushqejnë po aq sa dhimbja, edhe
lumturia, ndërsa unë nga shkaku i poezisë e kalova ferrin tim dhe ajo ndërkaq
më hodhi në një parajsë të saj…
Ndërkaq
juria popullore mes 5 kandidatëve të poezisë italiane nxori fitues aty poetin
Stefano Dal Bianco me librin “Paradiso”. Parandjenjë e Visarit apo ndikoi kur
foli ashtu?
U
ndanë dhe çmime të tjera e mirënjohje. Më pas të gjithë dolëm në kopshtet e bukura
aty, buzëdetit tej si copëza parajse dhe Visarit i kërkonin autografe pranë
shatërvanit nën drita dhe nën ujëvarën hënore. Edhe libri vetë dukej si i
mbështjellë me hënë, me atë kopertinëm ku ishte një profil, vepër e piktorit
Maurizio Caruso, “Mendim rinor”.
Dhe
përsëri gazeta Corriere della Sera” e këtyre ditëve kishte në faqen kryesore të
kulturës një shkrim me fotografi me titull: “L’albanese Visar Zhiti vince il
Premio Camaiore: compose versi in carcere”.
Të
bësh poezi në çdo burg, të dukshëm dhe të padukshëm edhe kur s’të lenë, krijo
dhe me mend, me çastin tënd. Ai mendim rinor për jetën të jetë i përhershëm, me
ato ndjenja dhe pasion si vetë poezia…
Ndërsa
gazeta italiane “La Nazione” shkrimin e saj të tanishëm e titullon: “Në
Camaiore fiton Poezia si gjuhë e paqes”.
Se
koha është e shqetësuar, lufta çuditërisht po gjëmon andej-këtej në glob, ajo
s’është kurrë larg kur vriten njerëz me mijëra, mes tyre fëmijë dhe poetë,
copërlohen dhe poezitë, digjen në ajër nga bombat dhe raketat. Njerëzimit i
duhet të flasë patjetër gjuhën e paqes.