| E diele, 20.10.2024, 06:08 PM |
Feti Tunuzliu
KULLA
E PLAGOSUR
(Me
rastin e vizitës në Kompleksin Përkujtimor "Adem Jashari" në Prekaz –
Skenderaj)
Në
mugëtirën e galerive dhe odave ngjyrash t'mbyllta,
m'u
përfytyruan sulmet e mallkuara ndaj mureve t'zymta
dhe
mbrojtja e pragut t'kullës me breshëri t'plumbave
që
po lahej me gjakun e flakërum të t'ngujuarëve.
Ndërsa
sot, në Fushën e Pajtimit prehen martirët qetë,
pullazi
i kalltër, muret e rrënuar, t'zgavruar e me blozë baruti mbetë -
këto
skena rrëqethëse t'betejës së trishtë të kullës së bekuar,
nëpër
damarë m'a sollën gjakun te thembrat shpejtuar.
Nga
kjo kullë n'faqe bregu ku u këput kënga e marsit,
ndjej
edhe sorollatjet e djallëzuara të hienave t'shpatit,
gjëmën
e mortajave, minave, ... sikur buron prej natyre
dhe
ulërimat e fëmijëve kokë e këmbë ngjit për nënat e tyre.
Këtu,
çdo pore gurësh rrëfen legjendën e stuhive t'dhembjes
duke
shpalos traditat liridashëse dhe nderin e familjes,
që
mbrohej nga balli i burrave të dheut - luftëtarë beteje,
yshtur
nga dufi i zemrave të ndryme të kësaj ndeshjeje.
Nën
muret e kullës së cenuar – gurra e sythave trashëgues,
që
sot flatërojnë si shqiponja me zemër përvëlues,
e
ti - arenë beteje ku luftëtarët e tu u përtypën nga gjakpirës,
e
madhërishme dhe heroike - monument i sakrificës.
Pas
këtyre përjetimeve memece n'ambiente luftarake,
në
mendje më bredh vërdallë Besarta miturake:
vallë,
si i buzëqeshi i bardhi fat në këtë fatkeqësi,
duke
shpëtuar virgjine nga plumbat për mrekulli !
Pra,
s'isha në vegime trishtuese brenda lëvozhgës së lënduar,
kësaj
vatre qëndrestarësh tri agime ngjim duke luftuar,
ku
nuk ra gjallë në dorën e gjakatarit asnjë burrë, ...
gjakatarit
përlyer duart me gjak - e me gjak s'u ngi kurrë !