| E shtune, 19.10.2024, 06:07 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Kultura
e trangujve
Paska
ndërruar mendje
Këshilli
ynë Kombëtar,
Do
të shkojnë projektet
Për
drithëra dhe farë.
Zbrazet
arka e Kosovës
Për
prodhime bujqësore,
Mbase
s’mbushet barku
Me
kulturë shpirtërore.
Si
duket kombëtarët
Janë kthjellur ndopak,
Truri
thotë Ali Asllani
“I
ka rrënjët në stomak”
Fondin
Lugina e Preshevës
E
derdh për spec e trangull…
Me
shpresë dhe këtë herë
Me
nder me na ngul’.
Por,
trangulli i verës
Nuk
është si më parë,
Ka ngelur si kalliri
I
zverdhur në arë...
Do
ta kishim pyetur
Këshillin
me favore:
-A
mbrohet identiteti
Me
kulturë bujqësore?!