| E hene, 14.10.2024, 06:55 PM |
Ibrahim Shyti - Portret nga prof. Gani R. Sadiku
Portreti i artistit IBRAHIM SHYTI, vallëtar
(Portreti
nga prof. Gani R. Sadiku)
Si askush tjetër, valltari Ibrahim Shyti, në fundvitet e shtatëdhjeta dhe në
dekadën e tetëdhjetë, i ka dhënë emër dhe epitet artistik vallës shqipe,
sidomos sa ishte valltarë aktiv në"Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe
Valleve "SHOTA", i njohur shkurt si Ansambli
"SHOTA" ose AKKV "SHOTA",[1] me qendër në Prishtinë, dhe është
përfaqësuesi i vetëm profesionist i folklorit të Kosovës në arenën e folklorit
ndërkombëtar.[2]
Ansambli "Shota" është një
nga ansamblet më të njohura dhe më të vjetra folklorike në Kosovë. I themeluar
në vitin 1948 në Prishtinë, fillimisht si një shoqëri kulturore-artistike,
"SHOTA" mori statusin e ansamblit profesional nga Kuvendi i Kosovës
në vitin 1964. Ky ansambël ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e
vlerave dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare përmes muzikës,
kërcimeve dhe kostumeve tradicionale.[3]
Ansambli "SHOTA" nuk është
vetëm një grup artistik, por një institucion kulturor që ka luajtur dhe vazhdon
të luajë një rol kyç në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore
shqiptare. Po ashtu në këtë ansambël janë rritur dhe afirmuar këngëtar, solist
dhe valltarë të shumtë, në mesin e tyre edhe solisti dhe vallëtari shumëvjeçar
i këtij ansambli Ibrahim Sadik Shyti. Ansambli "SHOTA", ka një
histori të gjatë dhe të pasur, edhe sot ky ansambël vazhdon të jetë një simbol
i identitetit dhe kulturës shqiptare, duke e pasuruar atë me performanca të
jashtëzakonshme dhe me një përkushtim të palodhur ndaj traditave.[4]
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Ibrahim Shyti, lindi në gjysmën e parë të vitin 1960, në fshatin Oshlan të
Vushtrrisë, por si familje reaksionare dhe anikomuniste, Partia Komunist në
fuqi, e kishin vënë në shenjestër të përndjekjeve, prandaj ai mbeti si fëmijë i
paregjistruar. Më vonë, me ndërmjetësimin e miqëve regjistrimi i tij u bë e
mundur vetëm më 20 shkur 1961.
Ibrahim Shyti, qysh në Shkollën Fillore, u shqua për sjellje dhe sukses shembullor,
dhe qysh atëherë nisi me u angazhuar në aktivitetet e ndryshme të shkollës, si
vallëzim, këndim, recitim dhe grupin letrarë, ku mirrej edhe me shkrim të
poezive. Ai ishte jo vetëm pjesë, por u shqua për prije dhe talent të veçantë,
i cili dita - ditës mahniste personelin edukativo arsimor të shkollës. Si
nxënës i klasës së shtatë, e ka përfaqësuar komunën e Vushtrrisë në garat
krahinore të nxënësve në hartime në gjuhën shqipe, me titull të hartimit:
"Dimër ishte, binte e binte borë" dhe me një përshkrim të
temës, nga këndvështrimi i jetës personale, si fëmijë i një familje të
anatemuar patriotike, hartimi i tij e zë vendin e dytë në Kosovë, dhe natyrisht
do të bëjë bujë jo vetëm në Vushtrri e rrethinë.
Pas përfundimit të shkollës fillore,
me suksese shembullor, në vitin 1975, vazhdon shkollimin e mesëm në Gjimnaz, si
gjeneratë e fundit e mësimit klasik në Mitrovicë (dy vitet e para, ndërsa
vitin e tretë dhe të katërt në Zveçan), të cilat i kreu po ashtu me sukses
të lartë.
Në vitin e tretë të shkollës, gjatë
një feste shkollore bie në sy një koreografi të ShKA "TREPÇA" të
minatorëve me seli në Zveçan, dhe ftohet t'i bashkëngjitet anëtarëve të saj, të
cilët intenzivisht po përgaditeshin për një Festival me karakter federativ në
Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinës. Që në provën e parë u shqua për talent të
rrallë, andaj i caktohet roli i solistit, dhe pas një kohe të shkurtër i
bashkangjitet edhe shoku i klasës, daja dhe miku i pa ndarë për afro një
dekadë, Brahim Ferizi.
Babai i tij Sadiku[5], minator në
Kombinatin Trepça në Stan Tërg, jo vetëm në Oshlan, por në tërë Vushtrrinë dhe
Mitrovicë ka qenë i njohur si patriot, këngëtar, po më shumë si vallëtar,
atributët e të cilit tashmë në mënyrë profesionale po trashëgoheshin te i biri
i tij, Ibrahimi Sadik Shyti, dhe duke i ditur raportet e familjes me pushtetin
komunist në fuqi, babai i tij përveç vallëzimit, dëshironte që i biri Ibrahimi,
të bëhej student shembullor në Universitetin e Kosovës në Prishtinë[6]. Sipas
maksimës së njohur, ai e porosiste të birin, se "vetëm me dije dhe
talent mundemi t'ia zëmë shkamin shkjaut!"[7], dhe siç i thoshte
shpesh të birit "t'i dalim zot atdheut!" I ati i tij, ishte i
bindur se vetëm një gjeneratë e shkolluar dhe arsimuar si duhej, do ta sfidonte
sistemin komunist jugosllav i cili në Kosovë zbatonte ideologjitë ma primitive
të mundshme.
Gjyshi, Hajzer (Tafa) Shyti[8],
bashkë me të jatin Tafë Oshlanin, (stërgjyshi i Ibrahimit), ishin të
njohur si ballist, të cilët kurrë nuk iu nënshtruan sundimit të Krajlit,
Nikollë Pashiqi, që njihen si periudhë e sundimit të Mbretërisë
Serbo-Kroate-Sllovene[9]. Andaj vlenë për tu theksuar se Hajzer (Tafë)
Shyti, të cilit Drenica i kishte dhënë epitetin "Vojvodë"[10]
i Kosovës, ka bashkëvepruar me qetat e Azem Bejtës[11].
Organizata politike e asaj kohe e
njohur si Lëvizja Koçake në Kosovë[12], kishte shtrirë
veprimtarinë e vet kudo nëpër trojet shqiptare. Në shtëpinë e tij kanë hyrë e
kanë dalë edhe trima si Shaban Mangjolli[13], të cilin e kishte mik
shtëpie[14], kurse Azem Bejtën e kishin prijës e Kapedan. Së këndejmi Hajzer
(Tafë) Shyti – Oshalani, kishte njohje dhe bashkëvepronte me Emin Latin dhe
Bajram Zenën, duke krijuar një rreth të gjërë të luftëtarëve anë mban Kosovës
dhe Shqipërisë. Po ashtu ai kishte lidhje me Lec dhe Mehmet Gradicën, (ky i
fundit bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës)[15], me Lutë Gllanasellën, Xhem
Tërrnavcin, Rexhep Xhelin e me Halit Bajramin dhe Mehmet Konjuhin e me Hasan
Prishtinën, Mursel Ahmet Delinë dhe familjën e Ramë Islamit nga Prekazi, Hazir
Radishevën, Zenel Ujkanin e Bekë Galicën me Fazli Baranin, Imer Devetakun nga
Ferizaji, si dhe me shumë luftëtar të Lëvizjes Kaçake të asaj kohe, e cila si
lëvizje vepronte kudo në Kosovë dhe Shqipëri. Familja e Hajzerit, kishte lidhje
edhe me Shahin e Hysen Gërdoci[16], të njohur në lëvizjen kaçake të kohës,
Shahini, dhe atë antikomuniste, Hyseni, i cili ishte bashkëveprimtar i Xhafer
Devës[17], të cilët ishin xhaxhallarët e rapsodit Naz Gërdoci (Nazmi
Jakupi)[18], me të cilin Ibrahim Shyti kishte lidhje e miqësi. E
përmenda këtë rast për të shpjeguar lidhjet zinxhirore dhe afritë e gjeneratave
të reja edhe në fushën e kulturës, (ndoshta pa e ditur?!) se
paraardhësit e tyre gjyshërit dhe stërgjyshërit kishin bashkëvepruar kundër
ideologjisë komuniste që po shtrinte sovranitetin në tokën e Kosovës, e larë me
gjakun e shumë burrave dhe të grave, edhe të gjeneratave të tjera të cilat
asnjëherë nuk u pajtuan me sundimin Otoman, as me sundimin e MKS, por as me
sundimin e ri serbo-komunist.
Vendlindja e Ibrahimit Shytit, Oshlani[19],
në disa shënime të vjetra haset "Ashlan"[20] dhe
është një vendbanim i hershëm në komunën e Vushtrrisë, Kosovë. Ky vendbanim
është mjaft i vjetër. Në disa dokumnte të hershme përmendet qysh në vitin 1455
kur i kishte pasur 42 familje, që do të thotë se ishte po aq i madh sa ishte
asokohe Gjilani. Oshlani shtrihet rrëzë malit Çyçavicë dhe është rreth 7 km në
perëndim të Vushtrrisë. Në fshatin Oshlan, gjenden disa vendtoponime me rëndësi
hidrografike siç janë: "Përroi i Davidit" dhe "Përroi
i Milicës"[21], që janë mbledhës kryesor e të pashterrshëm të
ujërave të cilat më pas derdhen në Sitnicë dhe Ibër. Gjithashtu, pozita
gjeografike e fshatit, dhe vet shtrirja e tij rrëzë Maleve të Çyçavicës, e kanë
bërë Oshlanin si vatër të rezistencës dhe të qëndresës edhe
antikomuniste ku do të dallohej gjyshi i tij Hajzer Shyti - Oshlani,
por pas fitorës së Revolucionit Bolshevik, familja Shyti gjithnjë do të
shikohet si familje reaksionare dhe antikomuniste, e papërshtashme
ideologjikisht, të cilën sistemi komunist do ta heq nga të gjitha privilegjet
sociale e ekzistenciale që jepte aso kohe Partia Komuniste e cila tashmë kishte
shtrirë pushtetin e vet në tërë Kosovën.
Edhe në Luftën e UÇK-së, (1998 -
1999)[22], i vëllai i Ibrahimit, Adnan Sadik Shyti (25.05.1978 -
29.05.1999), ishte pjesëtarë i njësisë speciale të Brigadës 142 të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, në ZO të Shalës, dhe do të bie heroikisht më 29 maj
1999, vetëm katër ditë pasi i kishte mbushur plotë Njëzet e Një Pranvera. Akti
heroik i Adnanit, është në vazhdën e sakrificave që ka bërë për Kosovën Familja
Shyti nga Oshlani i Vushtrrisë, dhe kështu pragu i kullës së Koçakut të
Kosvës, Tafë Shyti - Oshlani, do të lartësohet edhe me rënien
heroike të stërnipit Adnan Sadik Shyti. Kurse më 30 maj 2019, pas
20 vjetësh, me iniciativë dhe këmbëngulësi të Ibrahimit, bëhet zhvarrosja e
mbetjeve mortore të Heroit të Kosovës, Adnan Sadik Shyti[23], dhe bëhet
percjellja me nderime ushtarake për në varrezat e dëshmorëve në Shipol, afër
Mitrovicës.
Në ditët e Epopesë së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, më 07 mars 2017, Presidenti i Republikës së Kosovës,
Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen Urdhri "HERO I KOSOVËS"[24],
dëshmorin Adnan S. Shyti. Presidenti duke u bazuar në kompetencat e tij
kushtetuese, dhe duke marrë për bazë kontributin e dëshmorit Adnan S. Shyti,
edhe për meritat e veçanta, për trimërinë dhe sakrificën e treguar në luftën e
UÇK-së, ai dekoroi ish-ushtarin e UÇK-së me Urdhrin "Hero i Kosovës".
Ky vendim i Presidentit, është marrë duke u mbështetur edhe në propozimin
e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.[25]
Tashmë Ibrahim Shyti, i dal nga një
derë me atribute të larta heroike e patriotike që kishte vuajtur edhe dhunën
dhe përsekutimin e sistemit komunist jugosllav, në vitin 1979, u ngjit
shkallëve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, i vetëdijshëm
për të kaluarën e tij dhe të familjes, por me aspirata të larta për t'i arritur
majat e suksesit ai u bë i dalluar edhe në studime dhe madje duke u shpallur
edhe student i dalluar dhe me merita të veçanta në gjithë aktivitetet e rinisë
studentore të fundviteve '70-ta dhe fillimit të dekadës së vitetve të '80-ta!
Si pjesëmarrës i demonstratave
studentore, në "Pranverën Kosovare 1981"[26] anatemohet dhe i
ndalohet për një vit paraqitja e provimeve në fakultet, ndërsa në përvjetorin e
parë të demonstratave, më 12 mars 1982, mirret nga dhoma e tij në konviktin
Nr.1 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, nga dy agjentë të Shërbimit Sekret
Shtetëror (ShSSh) dhe maltretohet mëse 13 orë në lokalet e ShSSh në Vushtrri,
nga dy shqipfolës, të cilët edhe në Demokracinë e Re të shtetit të Kosovës kanë
shtrirë "shpurën e tyre" në organet shtetëtore!
Angazhimin e tij si artist, vallëtar
por jo vetëm kaq, më së miri e tregoi dhe e paraqiti nëpër skenat e ndryshme
anë e kënd Europës, fillimisht me ShKAA "Ramiz Sadiku" të
Universitetit të Kosovës (si quhej aso kohe Universiteti i Prishtinës!) Por,
krahas kësaj, bashk me entuziast të mëdhenjë të kohës dhe miq e kolegë të
fakultetit juridik, themeluan ShKA "DREJTËSIA", e cila mblodhi në
gjirin e saj talent të shumtë në lëminë e këngës, vallës, dramaturgjisë,
sportit etj...!
Si absolvent i fakultetit juridik,
paraqitet në lokalet e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve
"SHOTA" (jo me një qëllim të veçant, se edhe më parë kishte oferta
për të kaluar në këtë ansambël, pasi primare kishte studimet) dhe pranohet
menjëherë dhe për një kohë shumë të shkurtër i caktohen rolet më të rëndësishme
solistike brenda këtij Ansambli.
Dashuria për vallën shqipe, lënë në
prapaskenë gjithçka tjetër, përveç angazhimit në ngritjen e cilësisë dhe vlerës
së artit të vallëzimit! Pasi këthehet nga shërbimi ushtarak, në vitin 1987,
bashk me kolegen dhe yllin e vallës shqipe Hylkije Sadiku[27], vënë themelet e
Shkollës së parë të Vallëzimit në kuadër të Ansamblit "SHOTA", duke
vu baza të shëndosha për ardhmërinë e këtij Ansambli, pjesë e të cilit janë
edhe sot shumë nga ata nxënës.
Përveç kësaj, më 1988 caktohet në
detyrën e Sekretarit të Ansamblit, ku krahas punës së lodhëshme në sallë,
koncerteve dhe turneve të shumta, i rreket punës për përpilimin e statutit të
ri të Ansamblit dhe rregullores për përcaktimin dhe kualifikimin e vendeve të
punës sipas arritjeve profesionale dhe shërbimeve të nevojshem të ansamblit!
Atëherë vetëm sa kishin filluar turbullirat politike në mbarë Kosovën dhe nga
gjithë kjo nuk u kursye as Ansambli, si simbol i kultivimit, ruajtjes dhe
shfaqjes së kulturës kombëtare shqiptare në mbarë botën!
Pikërisht këtu dhe në këto rrethana,
vihet në pah e gjithë vigjilenca, e diturisë dhe trimëria e Ibrahimit dhe
kolegëve shqiptarë të Ansamblit, kur kategorikisht refuzojnë masat e dhunëshme
të "sistemit të ri" dhe i refuzojnë direktivat e ardhura nga
Beogradi për pjesëmarrje në një koncert të përbashkët me estradën e Beogradit,
qo ishte planifikuar të mbahej në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në
Prishtinë, me transmetim të drejtëpërdrejtë në tërë rrjetin jugosllav.
Ibrahimi bashk me kolegun Bislim
Isufi si anëtarë të sindikatës së pavarur, bëjnë konsultime paraprake me gjithë
strukturat udhëheqëse të kohës, nga Dr. Fehmi Agani, Dr. Hajrullah Gorani, Dr.
Muhamet Bicaj, Dr. Agim Krasniqi e shumë të tjerë, dhe pasi marrin të gjitha
mendimet, vendosin njëzëri t'i thojnë "JO" kësaj oferte, me çka të
nesërmen në mëngjes u gjetën para dyerve të Ansamblit, policia serbe me
makineri të blinduar, dhe me atë rast filluan edhe procedurat disiplinore dhe
përndjekja ligjore, kuptohet sipas skenarit të Beogradit!
Vetlargimi nga puna nuk ishte edhe aq
tragjik, sepse si birë fshatari, mund të "ekzistonte" edhe nga
toka bujqësore dhe blegtoria, porse atëherë kur filluan ndjekjet, kërcënimet
dhe veçanërisht maltretimi i familjës, pas një vit e gjysmë në ilegalitet
Ibrahimi i drejtohet një mikut të vet Austriak, me prejardhjes sllovene të
cilin e kishte njohur gjatë një koncerti në slloveni, Profesor në Universitetin
"Alpe Adria"[28] në Klagenfurt të Austrisë, me një të vetmen pyetja:
"Si është mundësia të largohem përkohësisht nga Kosova dhe të vijë në
Austri?!"
Pas pak ditësh i erdhi përgjigjja
bashk me një ftesë për pjesëmarrje në një Seminar të organizuar nga Instituti
Pedagogjik i Universitetit në fjalë, lidhur me ngjarjet në ish Jugosllavi, meq
lufta në Kroaci kishte marrë hov të madh. Ky ishte hapi i parë për të arritur
në Austri, ku pastaj përmes angazhimit, punës së palodhëshme, sinçeritetit dhe
dashamirësisë, krijoi një rreth të gjërë miqësh të nivelit të lartë intelektual,
të cilët pas atij Seminari i mundësuan të regjistrohet si studenti i parë
shqiptar në këtë universitet, në Degën e Gjuhës Gjermane dhe Komunikimit
Intermediar... Vitet kalonin, studimet kërkonin shpenzime dhe leja e qëndrimit
duhej vazhduar çdo 6 muaj.
Dhe, një dritë i shkrepi gjatë një
mbrëmje studentore, kur Ibrahim Shyti ekzekutoi një valle me motive shqiptare
para studentëve dhe trupit mësimor, dhe aty rastisi një regjisor teatri, i cili
menjëherë Ibrahimit i ofron një rol në teater, e që bëhet edhe urë tejkalimi i
të gjitha brengave, së paku atyre materiale! Ai pranohet në teatrin e
qytetit dhe me vullnet e sakrificë të mëdha arrinë gjerë tek rolet kryesore në
shfaqjen: "Maricka, apo një tregim vuajtje " dhe
" Fëmijët e llastuar " në rolin e babait të A.
Hitler dhe Jörg Haider!
Pas përfundimit të studimeve në
Universitetin e Klagenfurtit, caktohet ligjërues në "Institutin për
Shkencat e Edukimit dhe Arsimim të Lartë" me temën "Marrëdhëniet
psikologjike te popujt e Ballkanit - Kosova, nyje gordike e Ballkanit",
lëndë të cilën e ligjëron me suksese për tre semestra gjerë në shpërthimin e
luftës në Kosovë, kur i ndërprenë ligjeratat në universitet për të kaluar në
qeverinë e landit Kärnten (Charinthia)[29] dhe për tu marrë me
përkujdesjen e refugjatëve nga Kosova! Kohë e zymtë, ndër më të vështirat dhe
më trishtueset në jetën e tij, veçanërisht përjetimet në kampet e refugjatëve
në Maqedoni, ishin trishtuese thotë Ibrahim Shyti!
Po, më e keqja për të, personalisht
ishte, se ai kishte lënë në Kosovë gruan e re, me të cilën nuk i kishte as dy
vjetë martesë dhe djalin e vogël Florentin dhe vajzën Blertën, e cila kishte
lindur më vonë, për të cilët i digjej shpirti! Me familjen u bashkuan pas
shpërthimit të luftës, në muajin Maj 1998, përmes Shkupit, arriti t'i sjell me
aeroplanin e parë nga Maqedonia edhe tërë antarët tjerë të familjes së ngushtë
në Austri gjerë pas përfundimit të luftës ku së pari Ju siguroi kushte për
këthim të gjithëve sikurse edhe 29 familje tjera në mbarë Kosovën!...
***
Tash Ibrahim Shyti, me
familjen e tij, mbesën e dashur Fionën dhe qenin e bardhë jeton në Klagenfurt,
duke i kujtuar arritjet e shumta dhe sukseset artistike të cilat i mbeten
storia më e mirë në karrierën e tij prej artisti, dhe emri më i dashur që
shqipton: Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "SHOTA"[30]!...
St. Gallen, 06 tetor 2024.
Shefqet Dibrani
DISA NGA KONCERTET E IBRAHIM SHYTIT:
1980 - Prishtinë. (Në studion e
RTP-së, Koncert ShKAA "RAMIZ SADIKU" ).
1981 - Shkup (25.01.1981), Koncert
ShKAA "RAMIZ SADIKU"
1981 - Strugë, (tetor 1981), Koncert
ShKAA "RAMIZ SADIKU".
1981 - Prespë, (04.11.1981), Koncert
ShKAA "RAMIZ SADIKU".
1982 - Gjilan, (tetor 1982), në
Pallatin e Sporteve në Gjilan.
1982 - Kroaci, (08.05.1982). ShKAA
"RAMIZ SADIKU", pjesëmarrëse në Festivali Ndërkombëtar të Folklorit
në Daruvar, Kroaci.
1982 - Rjekë, (24 korrik 1982). Me
ShKAA "RAMIZ SADIKU" në Festivalin Federativ të Shoqërive Kulturore e
Artistike të Studentëve.
1984 - Turqi, (06.05.1984). Në
festivalin Ballkanik në Efes (Ephesos), Turqi, Ansambli SHOTA fitoi Shtatorën e
Artë të Artemisës. Vlenë të theksohet se koncerti u mbajt para 120.000
shikuesve, duke bërë jehonë, jo vetëm në Turqi.
1985 - Kroaci, (16.07.1985). Koncert
i Ansamblit SHOTA në Biograd na Moru, Kroaci.
1985 – Prishtinë. Koncert,
Ansambli i Këngëve dhe Valleve "SHOTA", në sallën e kuqe të Pa-llatit
të Rinisë, para se Ansambli të nisej për në Angli.
1985 - Angli, (04-09.08.1985). Ansambli
"SHOTA", pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkom-bëtar të Folklorit në
Sidmauth, Angli.
1985 – Prishtinë, (10.11.1985), para
Ansamblit SHOTA.
1986 - Pejë, (22.03.1986). Koncert i
Ansamblit SHOTA, në stadionin e qytetit.
1986 - Prishtinë, Koncert, Ansambli i
Këngëve dhe Valleve "SHOTA", në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë,
para se të nisej Ansambli për në Francë.
1986 - Dijon, Francë, (08 tetor
1986). Me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve "SHOTA", (Nënkampion
botëror në vallën popullore burimore dhe fituese e Xherdanit të Argjend.
1986 - Francë, (03.09.1986). Koncert
i Ansamblit SHOTA në Beaune, Francë.
1989 - Rijekë, Kroaci. (Koncert,
Ansambli i Këngëve dhe Valleve SHOTA).
1989 - Prishtinë, (20.05.1989). Me
Ansamblin SHOTA. (Ndarja e Diplomave të gjeneratës së parë të shkollës së
vallëzimit në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve "SHOTA"! Një
mirënjohje edhe për mësuesin e parë të shkollës së vallëzimit Ibrahim Shyti).
* Kronologjia e aktiviteteve, është
bazuar në shënimet e protagonistit, Ibrahim Shyti, të publikuara në profilin e
tij, në Rrjetin Social FACEBOOK; https://www.facebook.com/ibrahim.shyti.3/about?locale=de_DE
Përgatiti: Sh. D.
FUSNOTAT:
[1] "Rregullore (MKRS) Nr.
11/2016 e Punës për Funksionimin e Brendshëm të AKKV "SHOTA",
Prishtinë, 02.08.2022. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=16269
[2] WIKIPEDIA, Enciklopedia e lirë;
"Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "SHOTA"; https://sq.wikipedia.org/wiki/Ansambli_Komb%C3%ABtar_i_K%C3%ABng%C3%ABve_dhe_Valleve_%22Shota%22
[3] Besartë Elshani, "Ansambli
"SHOTA" gërmon në traditë, nga Ulqini merr "Vallën e
Peshkatarëve", ULQINI-ONLINE.COM, 31 janar 2024. - https://ulqini-online.com/sajti/?p=36418
[4] Ansambli "SHOTA"
nderohet me medaljen "Gjergj Kastrioti", KultPlus, 11 tetor 2018; https://www.kultplus.com/teatri/ansambli-shota-nderohet-me-medaljen-gjergj-kastrioti/
[5] Sadik Shyti Oshlani - NJË PATRIOT
I HARRUAR, 2020. (Sadik Shyti Oshlani, ndërroj jetë me 31. Mars 2003, si 67
vjeçar): https://www.reddit.com/r/kosovo/comments/k9uv4g/nj%C3%AB_patriot_i_harruar/?rdt=52151
[6] "UNIVERSITETIN E KOSOVËS NË
PRISHTINË", tash Univeristei i Prishtinës «Hasan prishtina"; https://www.uni-pr.edu/
[7] Shih fusnotën 6. "Sadik
Shyti Oshlani NJË PATRIOT I HARRUAR"...
[8] Fadil Shyti, "HAJZER (TAFA)
SHYTI, 1900-1986"; https://www.albaniapress.com/lajme/24639/NJ%C3%8B-TAKIM-I-PAHARRUAR-ME-ATDHETARIN-DUKAGJINAS-AHMET-SALIH-SHATRIN.html
[9] WIKIPEDIA, Enciklopedia e lirë.
Mbretëria Jugosllave, (Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, (1918-1914); https://sq.wikipedia.org/wiki/Mbret%C3%ABria_Jugosllave
[10] WIKIPEDIA: Vojvoda
kuptimi; https://sh.wikipedia.org/wiki/Vojvoda#:~:text=Vojvoda%20(%C5%BE.,duks)%20za%20ratnog%20poglavicu
[11] WIKIPEDIA – Enciklopedia e lirë.
Azem Bejta Galica; https://sq.wikipedia.org/wiki/Azem_Galica
[12] Dr. Liman Rushiti, "LËVIZJA
KAÇAKE NË KOSOVËS", (1918-1928), botoi Instituti i historisë së Kosovës,
Prishtinë 1981.
- Lëvizja Kaçake lindi
si formë e rezistencës kundër pushtuesit të huaj.Me këtë emër njihet në
periudhën turke në shkeullin XV-XVI, e cila kishte më tepër karakter ekonomik
sesa politik.Kjo lëvizje vjen duke u shtuar gjithnjë e më tepër dhe merr formën
e rezistencës politike në truallin shqiptar,posaçërisht në gjysmën e dytë të
shekullit XIX e bëhet më masive pas shuarjes së Lidhjes së Prizrenit.
- WIKIPEDIA, Lëvizja e
kaçakëve; https://sq.wikipedia.org/wiki/L%C3%ABvizja_e_ka%C3%A7ak%C3%ABve
[13] WIKIPEDIA – Enciklopedia e lirë;
„Shaban Mangjolli – Një jetë të tërë për atdheun"; https://sq.wikipedia.org/wiki/Shaban_Mangjolli
[14] WIKIPEDIA, po aty,
[15] Sh. Dibrani: PINJOLLËT E RRUSTEM
LLUKËS, 2015. „Rezistenca e Demë Ali Pozharit në vitet 1941-1944", f.145.
- Po aty, „Beteja e Pazarit të
Ri", faqe 148-151.
[16] Sh. Dibrani: PINJOLLËT E RRUSTEM
LLUKËS – Kapitulli Demë Ali Pozhari, Prishtinë 2015, faqe 166.
- Po aty, faqe 167.
- Po aty 189.
[17] Sh. Dibrani; po aty, „Mbi 60
Gruppe të rezistencës antikomuniste", faqe 167.
[18] WORLD&KOSOVA.INFO; Sh.
Dibrani: RAPSODI QË REALIZOI PAVDEKSINË!... (Ese për rapsodin Nazmi Jakupi –
Gërdovci, 26.09.1953 – 05.07.2016); https://worldks.info/keshtu-e-perkujton-shkrimtari-shefqet-dibrani-rapsodin-dhe-vendasin-e-ti-nazmi-jakupin-naz-gerdovcin/
[19] WIKIPEDIA – Enciklopedia e lirë;
„Artakolli i Çyçavicës: https://sq.wikipedia.org/wiki/Artakolli_i_%C3%87y%C3%A7avic%C3%ABs
[20] WIKIPEDIA – Enciklopedia e lirë;
„Ashlani": https://sq.wikipedia.org/wiki/Ashlani
[21] Po aty, Wikipedia – Ashlani.
[22] YouTube, "Dëshmor i Kombit
- ADNAN SADIK SHYTI - Film Dokumentar, Realizoi: Florent Shyti, Klagenfurt/
Austri, më 29.05.2012. Emituar në YouTube, 30.05.2024. https://www.youtube.com/watch?v=fnXU4iJVNX4
[23] YouTube, "UÇK - Dëshmori
Adnan Sadik Shyti"; "Vëllau ynë s'të zuri gjumi", kënndon Ilir
Shaqiri. https://www.youtube.com/watch?v=pK7YbI8-yDo
- Fadil Shyti; KUR VJEN MAJI, poezi
kushtuar kushëririt tim dëshmor, Adnan Shyti me rastin e 9 vjetorit të rënies
heroike. Portali "Diplomacia.dk", Suedi, 26 prill 2008; https://diplomacia.dk/shpirt-i-trazuar-2/
[24] WIKIPEDIA – Enciklopedia e lirë;
„URDHRI HERO I KOSOVËS; https://sq.wikipedia.org/wiki/Urdhri_Hero_i_ Kosov%C3%ABs
- Personalitete të cilave u është
akorduar urdhri "Hero i Kosovës" nga Presidenti i Kosovës Hashim
Thaçi.
[25] Zyra e Presidentit/ës të
Kosovës. "PRESIDENTI THAÇI DEKOROI MBI 100 PERSONALITETE ME URDHRIN
"HERO I KOSOVËS", Prishtinë, 07 mars 2017. https://president-ksgov.net/presidenti-thaci-dekoroi-mbi-100-personalitete-me-urdhrin-hero-i-kosoves/
[26] Ismail Gashi Sllovia,
"43-vjetori i Pranverës së madhe të Kosovës 1981", gazeta "Bota
sot", 01 prill 2024;
https://www.botasot.info/opinione/2149721/43-vjetori-i-pranveres-se-madhe-te-kosoves-1981/
- Sh. Dibrani, "Vit i mendësisë
së re shoqëroro-politike të Kosovës, (Shënim në pesëmbëdhjetë vjetorin
e demonstratave të vitit 1981)", faqe 243-250. (Shih librin e autorit:
"VIRTYTE DHE VISARE", Prishtinë 2010.
[27] Facebook, Hylkije Sadiku; https://www.facebook.com/hylkije.sadiku.5/
[28]
"Alpen-Adria-Universität", Klagenfurt; https://www.klagenfurt.at/stadtservice/bildung-schulen/universitaet-und-fachhochschulen
[29] Fachhochschule Technikum Kärnten
Standort Klagenfurt; https://www.klagenfurt.at/stadtservice/bildung-schulen/universitaet-und-fachhochschulen
[30] WIKIPEDIA, Enciklopedia e lirë:
Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "SHOTA"; https://sq.wikipedia.org/wiki/Ansambli_Komb%C3%ABtar_i_K%C3%ABng%C3%ABve_dhe_Valleve_%22Shota%22