Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Arsyet e prapambetunisë sonë

| E merkure, 09.10.2024, 06:47 PM |


Ndue Ukaj:

Meqë "populli ynë gjatë shekujsh nuk ka hangër bukë me dije" siç thonte Zef Pllumi, ne duhet t'ia kujtojmë sa ma shpesh njani-tjetrit arsyet e prapambetunisë sonë, e që lidhen pikërisht me këtë që thotë Pllumi. Meqë nuk e kemi hangër bukën me dije, dihet si jemi ushqye keq, ndaj zarari po kundërmon edhe në ditët tona.

Zef Pllumi në editorialin "Përsëri po del "Hylli i Dritës", flet edhe për vitin 2024 dhe budallenjtë e Prishtinës, që e akuzojnë Europën, Amerikën e krejt bëtën, pse të tjerët nuk munden m'i kuptue marrinat, mendjemadhësinë e kokëfortësinë e tyne primitive. Dhe të zhytun deri në fund në helaqe politike, nga injorancë e thellë, janë verbue e pështyjnë poshtë e përpjetë, këdo që nuk i pranon marrinat e tyne si punë të shenjta.

Lexojeni çka shkruante ndër të tjera Pllumi, në vitin 1993.