Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Dielli me flamur shqiptar

| E marte, 08.10.2024, 06:44 PM |


Atdhe Geci

Dielli me flamur shqiptar

Poeti do të shkruaj    fletën e tij të bardhë

tokë dardane ndjema  zemrën  dhe  prushin

Atdheu im, s´është plagë dashurie po plagë

historie, i flisja gurit dhe tokës që po çahej!

Evropa s´ lejoi që të quhemi me emrin Iliri

latinishtja ilire e mesapishtja  janë dialekte

të shqipes pellazge, ilire, epirote e dardane.

Dielli me flamur shqiptar  nuk  nxeh njëjtë

në të gjithë atdheun, jo  se  jo  në Preshevë

fqinjët pushtuan pjesë    mëdha  të Ilirisë:

Çamërinë, Krahinën e Mollës   Kuqe, si

dhe emrin e mirëfilltë të vendit tonë,Ilirinë

Me kryqëzim emrash Evropa sajoi Greqinë

Ilirinë e kryqëzuan me emër xhuxh, Albani

e Dardaninë e mohuan  me  emrin, Kosovë,

dhe me një flamur që kurrë nuk ishte i yni.

Si t´i zëmë besë Evropës dhe interesave të

saj, kur tërë  ballkani  ishte  tokë shqiptare.

Jon s´mund ta naltoj këngën me gënjeshtra

zërin që rend nëpër gjakun tim unë e ndiej

zemërimi i gjakut kërkon  ta kaloj ëndrrën,

se dashuria për atdhe, atdheun  s´e harron!

Poeti do të shkruaj në fletën e tij të bardhë

të shenjtit diell arbëror  i  dalin lot për Iliri

i dalin lot për Kosovë dardane dhe Çamëri

i dalin lot për Shkup, Tetovë dhe Gostivar

i dalin lot për Ulqin dhe flamurin shqiptar!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2024