| E marte, 08.10.2024, 06:50 PM |
SOFRA PUKJANE... E BIZNESIT
NGA
NDUE DEDAJ
"Sofra
Pukjane" është një ngjarje e veçantë në Shqipëri, pasi prihet nga
biznesmenët pukjanë në Tiranë dhe ata të zonës, mbështetur nga autoritetet
vendore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit.
Sot
u zhvillua në Pukë edicioni i 16-të i saj.
Pata
kënaqësinë t'i përgjigjesha ftesës së kryesuesve të kësaj "Sofre",
zotërinjve Tonin Alia dhe Lazër Mëhilli. Aty nuk thuhen shumë fjalë, por rrihen
ide, shpallen nisma dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin social,
ekonomik e kulturor. Lajmi mund të thuhet se ishte ngritja së afërmi e një
shtatoreje të Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj në Pukë, nismë e
biznesmenit të njohur Dedë Maluta. Ndërkohë që Prela, një biznesmen pukjan i
ardhur nga Nju Jorku, do t'i vinte në ndihmë një familje që i ishte djegur
shtëpia.
Puka
nuk surprizon vetëm me agrobiznesin dhe panairet e tij me prodhime bio,
turizmin malor, bujtinat, mikpritjen, por dhe me kulturën tradicionale, këngët
e Dava Gjergjit e Vitore Matoshit, vallen e Kabashit, bibliotekën e restauruar
para do kohësh me fonde të BE-së. Pra edhe libra, krahas birrës së shijshme
"Puka".
Për
kurreshtjen e lexuesit, treva që dje përmendej për sharrat e famshme dhe
prodhimin e përpunimin e lëndës drusore, ansamblin e mirënjohur të folkut
drejtuar nga Ndue Shyti, sot është "mbretëreshë" në tregun shqiptar
me katër marka të ujit të pishëm.
Se
çfarë peshë kanë ata biznesmenë aq modestë në festën e Sofrës Pukjane, e ndjenë
sapo të hysh në kryeqytet, ku ata kanë ngritur lart "skelat" e
bizneseve të tyre të suksesshme.