Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Visar Zhiti: Brenda mureve të Vatikanit

| E hene, 07.10.2024, 06:54 PM |


BRENDA MUREVE TË VATIKANIT

Nga Visar Zhiti

Emocion i bukur të shëtisje brenda mureve të Vatikanit, të përshëndetëshe si dikur me rojet zviceriane të gardës, hapat kumbonin mbi gurë ashtu si dhe rrahjet e zemrës, ja, “Santa Marta”, ku banon dhe Papa Françesku, aty rrinte dhe para se të zgjidhej papë, përballë vezullimet e mermerta të portave të larta të Bazilikës, ndërkaq me mikun tonë, Gjergj Ndoci, që punon në Vatikan, vazhduam rrugën për te Libraria Ndërkombëtare “Giovanni Paolo II” dhe gjetëm librin e Edës “Il giorno di Santa Madre Teresa”, ku tregon për atë ditë të madhe, morëm dhe libra të tjerë dhe dolëm me qeset ndër duar duke parë dhe një herë nga rojet e Gardës Zvicerane me ato uniformat e tyre piktoreske, me shiritat në ngjyrat heraldike, të kaltër, të verdhë dhe të kuqe, me frymëzim mikelanxhelian, i përshëndetëm dhe u përzjemë me njerëzit e shumtë në sheshin “San Pietro” - më të bukurin në të gjithë botën…