| E shtune, 05.10.2024, 06:37 PM |
Atdhe Geci
GJITHMONË
ME ATDHEUN
Princa
të nderuar të Shqipërisë dhe të
Epirit
Gjergji,
qëllimin e kam te lufta dhe te fitorja
të
mundurit nëpër burgje trajtoni me
drejtësi
mizorinë ndaj
të mundurve mos e përdorni
shkrimtarët,
historianët, ata që shkruajnë për
ne,
ju duhet t´u jepni lapsa, letra dhe
ngjyrë
përmes
shkrimeve të tyre
të ardhshmit do
ta
njohin kohën tonë dhe luftën që po
bëjmë.
Trima
të luftës, në mua luftojnë gjitha flakët
e jetës, duart
tona prush, gishtërijtë, guximi
dhe
mendja, të tëra betejat që na shoqërojnë,
janë
jeta jonë me diell, me hënë, dhe me yje.
Një
zë në Parlament të Krujës pyet Gjergjin:
I
nderuari Gjergj Kastriot! I nderuari
prijës!
Ti
je babai
ynë pas Zeusit, Pirros e
Thotit
pas Apollonit ,
Aleksandrit dhe Ptolemejve,
ti
je mendja e luftëtarit dhe strateg i
kombit,
sa
është fuqia jonë për t´i dalë zot
Arbërisë?
Trim,
fuqia jonë s´ është e
vogël! Ne kemi
aq
gjak në trup sa t´i mbrojmë kufijtë
tanë
dhe
aq gjak në trup sa për t´i dalë zot vendit.
Gjergj,
je gjak pellazg prej
Shqipërisë Ilire,
dhe,
gjak pellazg prej Dardanisë
dhe Epirit
si
t´ia ruajmë Shqipërisë emrin e diellit, Iliri
Gjergji,
e sotmja do forcën tuaj dhe guximin
ne
po mbrojmë veten si në kohët Homerike,
Princa
të nderuar të arbërit dhe ju
luftëtarë
të
lirisë, ne e dimë si ngrihet dielli
me duar!
Rroftë
Shqipëria! Dhe Rroftë flamuri Kuq e zi!...
Atdhe Geci - Fragment nga poemi për Gjergj kastriotin