| E enjte, 03.10.2024, 06:55 PM |
Refleksion
Vjeshta
është melodi ngjyrsh ku këndohet jeta
(Flatra
poetike të zgjedhura të poetit Vladimir Muça )
Nga
Xhevahir Cirongu
Këto
ditë tetori më erdhi bashkë me flatrat poetike të zgjedhura plot ngjyra vjeshte
, libri poetik të titulluar ‘’Ringjallje mes vargjeve’’ të autorit durrësak Vladimir Muça. I hodha
një vështrim kopertinës, e më pas ‘’zbraza’’ fletët e librit një e nga një ,aty
gjeta pjalmin e vargut të gjithanshëm gjeografikisht në gjithë trojet
shqiptare. Spiralja e fjalës poetike, si një gjerdan bashkë me vargjet e
shkruara , ishin ngulur te trungu jetë të vendlindjes së autorit, dhe degët me
fruta ëmbëlsie të mushtit krijues, të rrëmbejnë mendimet e i thua vetes
‘’Ringjallem mes vargjeve’’ . Kjo gjetje metaforike e titullit të librit më të
ri të këtij autori, dalngadalë, të rizgjon ganxhet e shpirtit deri aty sa
kërkon një rizgjim domethënës me emrin JETE !
Në këtë libër me poezi të zgjedhura , lexuesi i cili e do poezinë, nëpërmjet shfletimit
të një pasnjëshme, do gjejë veten brenda vargut poetik, si rrjedhojë e
kësaj bëhet njësh me rrugëtimin e autorit. Kjo përmbledhje, e cila vjen plot
flatra poezish në këtë botim të autorit Lavdimir Muçës, janë një buqet ngjyrash
të marra nga dhjetë vëllimet e botuara në vite nga ky autor. Lexuesit që admirojnë poezinë, në këtë
përmbledhje do gjejnë aromën e shpirtit
të tyre, sepse autori ka gërshetuar në mënyrë simetrike vargjet e temat të larmishme, si rrjedhojë plotëson atë
ndjenjë të prekshme me të cilën kërkojnë
edhe lexuesti e poezisë. Në këtë libër poetik poezitë janë ndarë në
gjashtë tematika të stilit krijues, si në formë ashtu edhe në përmbajtjen e
tyre.
Mesazhet
janë reflektuese e të bëjnë për vete përgjatë lexusshmërisë , por edhe të
ngacmojnë ndjenjën e shpirtit. Poezitë e zgjedhura kanë ‘’Magjiken’’ e të grishin thellë në mendime,ato kanë rrënjët e
vargut të lidhura me tokën, gurin,detin,qiellin,pemët, e deri në puizat e barit
që flladitë lehtë me dashurinë të
vendlindjes. Ne mundëm të sejellim një strof
nga poezia me titull ‘’Mbi flatra’’, sepse jeta ka shumë flatra që ecën
në fluturim në rrugëtimin e kësaj jete….dhe diku lë gjurmët e saja të dashurisë
e të dhimbjes, por më shumë lë fjalën e shkruar në lotin e dashurisë , te vargu
poetik, JETE !
Durrës, 03 Tetor 2024