| E hene, 30.09.2024, 05:48 PM |
 Viron KONA
Viron KONA
Lulja e Naimit
Kushtuar
agronomit dhe luleshitësit të lagjes z. Nexhmi Laraku
Luleshitësi
i lagjes,
më
flet me ëmbëlsi,
çdo lule që ai sjell, 
e
ofron me dashuri:
Kjo
është aloe vera
atje
është mëllaga,
kjo
është burbuqja,
ja
edhe lule shpata.
Ky
është borziloku,
kjo
lule e jaseminit,  
“qershia
mbi tortë”,
është
lulja e Naimit.
Ofroj
lloj-lloj lulesh,   
që
rriten në shtëpi, 
merr
ç`të do zemra,
atë
që pëlqen ti.
Unë
i shërbej punës 
kënaqem prej fitimit,
gëzohem
që pëlqen,
lulebukurën
e Naimit.
E
ndezur e verbuese, 
n
‘rozë dhe portokalli, 
vjollcë me të verdhë, 
plot
dritë dhe bukuri.
E
shikon si rrëzëllen,
te
shtëpia buzë detit,
i
marrosi sarandjotët, 
bukuroshja
e qytetit!
Mëngjeseve
sapo vij,
gjithkush
atë kërkon, 
e
duan që ta mbjellin,
në
oborr e në ballkon.
 
I
thonë lule Sarandës,
i
thonë  lule e gëzimit,
i
thonë dhe bugenvile,
është
lulja e Naimit.

Naim Frashërit kur ishte në Turqi i tërhoqi vëmendjen kjo lule me gjelbërim të përhershëm, e cila kacavirrej në pragjet e dyerve të shtëpive private. Ngjyrat e saj janë në nuanca të ndryshme, nga portokallia dhe e verdha, deri te nuancat rozë dhe vjollcë. Më 1874-76, Naimi punoi në doganën e Sarandës. Asokohe solli me vete edhe një rrënjë të kësaj luleje. Ajo u përhap shpejt dhe sot gjendet në çdo cep të qytetit, por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Emrat e saj janë: lule Saranda, bugenvile (bougainvillea) dhe lulja e Naimit.