Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Vishem me vjeshtë

| E hene, 30.09.2024, 06:26 PM |


Blerim Rrecaj

Vishem me vjeshtë

Ca gjethe të verdha në trotuar

Seç më zverdhën në shpirt

E gjethja e skuqur që luhatej në degë

Seç më skuqi në fytyrë

Vijoj rrugën nëpër vjeshtë

Nëpër stacionet e saj

Ndjenjat ngjyhen me ngjyra gjethesh

Flasin e heshtin qeshin e qajnë