Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Hendek i madh mes shtirjës perëndimore të qeverisë sonë dhe punëve të saj joperëndimore

| E shtune, 28.09.2024, 06:57 PM |


Ndue Ukaj:

Ekziston një hendek i madh mes shtirjës perëndimore të qeverisë sonë dhe punëve të saj joperëndimore. Dhe këtë paudhësi e provon realiteti i zymtë politik në vendin tonë, udhëheqësit e izoluar e të sanksionar, që qortohen si do kalamajë të këqijë nga partnerët tanë, me të cilët kemi realizuar çdo gjë tash e tri dekada.

Tërbimin ideologjik kundër perëndimit, vendi ynë është duke e paguar shumë shtrenjtë: stagnim, pasoja politike e ekonomike, izolim e sanksione, prandaj deklarata  e sotme e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier se "nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, është një britmë dhimbje, është një britmë e zemrës së plastë, që kërkon ta këndellë shoqërinë tonë të përgjumur, qeverinë tonë të zhytur në paudhësi, dhe mendimin politik e shoqëror, që duket sikur e ka goditë një paralizë e rëndë mendore.

Të mbjellësh një ide të këqe është krimi më i madh që mund t'i bëhet një shoqërie dhe të jesh indiferent kundrejt kësaj marrëzie, quhet bashkëpjesmarrje e bashkëjetesë tinzare me të keqen.

Ky kampi antiperëndimor, që përkrahet ethshëm nga disa budallenj me tru sa të peshkut e turma të trullosura, po tenton të mbjellë një ide të keqe në vendin tonë. Kësaj ideje nuk duhet t'i duartrokitet. Sepse, po e lamë të përhaper flaka e kësaj ideje, mund të digjemi.

Është thënë qëmoti dhe duhet përsëritë shpesh, ngaqë kujtesa jonë është shumë e varfër: antiperëndimorizmi është i barasvlefshëm me antishqiptarizëm.