Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mihal Gjergji: Trokitje

| E merkure, 25.09.2024, 06:23 PM |


Mihal Gjergji

TROKITJE

Filluan shirat, qajnë perënditë e braktisura

Vendlindja ime buzë humnerave,

pi e nuk ngopet

Jam kthyer, se s'di të harroj.

Në udhët pa udhë kërkoj fëmijërinë

Eh! Drurin e djepit ma bënë arkivol, qysh atëherë...

M'i gjakosën fjalët

Prisni, tha kryqtari, të rritet dhe ca,

ta pjekim si kecin e Pashkës

Prilli, vetëm prilli ia kthen nënës buqetën e lotëve,

që derdhi për mua

Ndaj vjen çdo pranverë, bashkë me lulet

Dhe më pyet me zë dhembshurie:-Si je, o bir?

Ç't'i them? Kërkoj me sy yllin tim.

Qielli-plumb i rëndë!

Vendi im i pafat, burgu im!

Njerëzit vrasin njeri-tjetrin, i fundit veten.

Kushedi nga ç'fron zbret mallkimi; Palavli, Olimp a Dodonë?!

Vetëm era dhe xhindet qafojnë majëmalet

Një dhi e egër ushqen Zeusin me qumësht gjiri.

Eci me varrin ngarkuar.

Dashuria e trembka vdekjen, ndaj s'guxon të vijë!

Tepelenë, Shtator  2019.