| E marte, 24.09.2024, 06:57 PM |
“PROBLEMATIKU”
(Antibiografia
e një Shkrimtari
“rebel
- problematik”me Penë).
NGA
KALOSH ÇELIKU
Vite
e vite, e keni nëpërkëmbur krahëpërkrahu me partitë politke votën e lirë
demokratike në pozitë dhe opozitë, përsëri si argatë politik e shisni lirë te
“vëllezërit” e Njerkës për poste partiake dhe pasuri në Qeverinë e “vëllazërim
– bashkimit” jugosllav. Dje pa “Besë”, e
Sot: me “Besë”, në “Shtëpinë Publike”. Zëshëm e them, nuk ju dua! Fatkeqësisht,
e përsëris, nuk ju dua! Shkaku, se: publikisht më shpallët edhe shkrimtar
“propblematik”, antifetar, dhe “armik” i Shtetit të “përbashkët” jugosllav.
Dje, komunist. Sot, Neokomunist i “muslimanëve” me trutë dhe këmbët në legen.
Ende,
edhe sotekësajdite vazhdoni me të katra të turreni pas grazhdeve qeveritare,
posteve partiake politike të “mikut” dhe armikut: pasurisë personale, familjare
dhe klanore partiake për një krah kashtë
të hedhur në grazhd, Burgun e kafshëve të buta shtëpiake në dëm të Shtetit
Historik Shqiptar.
E
Unë, si ”armik” i shtetit të “përbashkët’ jugosllav, gjithë pasurinë e Babait
në Katund: livadhet, arat dhe pyllin me lisa i shkriva në libra. I, “shita” në
Vendlindje Bibliotekave nëpër botë, jo, për kurva partiake, por për Gra
besnike. Arsim, dhe Kulturë Shqiptare, Themelet e një Shteti dhe shoqërie. Që,
Nesër me poezi dhe Gra besnike të më vrasin mesdite nën Rrap. Librave me publicistikë
letrare të “rrezikshëm”, armët e mia të vetme në brez, duke jua nxjerrë bythët
palare përmejdani në “hava” (qiell) para popullit shqiptar. Jo, duke thirrë
“Allahu Akber” në minaret e xhamive, plotë thasë me krunde “Hallall”, e pak
“Haram” për në “Xhehnet” (Parajsë). Apo, me “Haramin”, mes poezive të egëra,
dhe Grave besnike me nga dy shami lidhur për brezi. Dasmave, partiake të
Shtetit “përbashkët” jugosllav me dajre, këngë dhe valle popullore “tallava”.
Po,
Shkrimtari “problematik – rebel,” është Personazhi im kryesor mes vrapime
politike – artistike me Penë, dhe Librave për Ditën e Nesërme: poezi, raki
rrushi, Dy shtama verë, dhe Gra besnike rrugëve të “Bit - Pazarit” në Shkupin
Historik, të Dervish Carës (1833 -1844). Krahun e djathtë Emin Xhambazi
(Çeliku) me armë). Qytet, ku Dexhalli ka dalë me trumbeta dhe muzika, edhe te
“Parku i Grave”. Dëllinjave, ku e kreva Shkollën e Mesme Normale: “Zef Lush
Marku”, në Shkup me vajza maqedonase, shqiptare, turke, serbe, boshnjake dhe
rome. Shembull tipik historik i “vëllazërim - bashkimit” jugosllav me vite
komunist. Jo, si Sot: Neokomunist.
Dhe,
pas Shkolllës Normale, në Shkup, i braktisa diskoklubet e Natës, Kitarën: The
Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Adamo, Tina
Tarner, Johnny Holiday… Gratë e mia
besnike, në Shkup. “Parkun e Grave” me
dëllinja, u arratisa në Paris. Jo, nuk ika nga Poezia. As nga Gratë e mia besnike. Po, nga Pabarazia
dhe “Liria”. Ika në Vendstrehimin e serernatave françeze dhe poezive erotike të
Zhak Preverit, përkrah Vëllait Madh të vetëm Ramë Çeliku, që asaj kohe ishte
arratisur nga përndjekja e paparë komuniste me azil politik. Dhe, nuk mund të
këthehesha në Vendlindje.
Çerdhe
për studime, gjeta jashtë Atdheut. Kohë, edhe kur falë mikut të Vëllait,
profesorit të Serbonës Abas Ermeni, profesor universitar u regjistrova në
Serbonë si student, në Paris. Asaj
kohe, edhe ishte lehtë ta shajsh Jugosllavinë komuniste për të fituar azil
politik. Sot: kohë, kur kemi shkolla shqipe, Universitete shtetërore dhe
private, por, nuk kemi nxënës dhe studenë për këto shkolla dhe Universitete
Shqiptare?!
Vellai
Madh, asaj kohe nuk kishte të drejtë të këthehet në Jugosllavi. Shkaku, se: e
kishte sharë Jugosllavinë. Edhe, pas tre – katër muajve në Paris, më tha: unë,
nuk kam mundsi që të këthehem në Vendllidje, sipas ligjeve politike policore
Jugosllave. Ne, si familje ende atje i kemi gjallë prindërit, Nënën dhe Babain,
Familjen. Dihet, kemi edhe pasuri të patundshme brez pas brezi: Shëtpi,
livadhe, ara dhe male. Pasuri, e trashëguar nga të parët tanë stërgjyshërit.
Pasardhësve të tyre: Nënës, dhe Babait, Pasi, unë nuk mund të këthehem në
Katund, së paku, t’i këthehu, në Vendlindje! Unë, gjatë studimeve do të të
mbajë me para në Prishtinë.
E
pranova këshillën e Vëllait Madh, dhe u ktheva në Vendlindje. Kutadi, Unë:
ndoshta, edhe më doli më mirë në Jetë. Përndryshe, do të isha martuar me ndonjë
françeze, dhe do të mbetesha përgjithmonë në Paris. Rrezik, për mos vazhdimin e
studimeve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës
(Kosovë). Që, perveç studimeve gjatë asaj kohe edhe, kam punuar në arsim, dhe
jetuar dhjetë vite në Prishtinë (Kosovë) me vend pune si mësues i Gjuhës dhe
Letërsisë Shqipe në Drenas të Drenicës. Që, asaj kohe jugosllave - komuniste,
Kosova edhe pse ishte si Krahinë Autonome e Kosovës jugosllave, për mua ka qenë
Shqipëri, edhe në sistemin e atëhershëm diktorial komunist.
Fatkeqësisht,
pas pak kohe për shkak të një atentati të dështuar në “Bozhur”, në Prishtinë si
dënim “përmisimi” me tre vite në arsim, do të largohem nga Prishtina, dhe do të
shkoj edhe në shërbimin ushtarak jugosllav, në Knin të Kroacisë. Dhash, edhe
dorëheqje nga vendi i punës në Drenas (Drenicë). Padyshim, edhe pse hapat e
parë në letërsi i bëra në Vendlindje, rrëzë “Çuke”, dhe i vazhdova në Shkup te
“Parku i Grave”. Prishtina, është shkolla ime letrare artistike.
Pas
një viti pa punë në Katund, duke u endur rrugëve pa krye të Kërcovës, me një
thirrje ushtarake të asaj kohe ushtarake
jugosllave, përcillem si ushtar në Knin (Kroaci, “Potkazen punkt”). Përkthim në
gjuhën shqipe: kazerma e të denuarve. Qytet, sipas pozitës gjeografike i
ngjajshëm me Kërcovën. Dy kazerma ushtarake jugosllave, “potkazeni punkti”
(kazerma e të dënuarve). Kohë, kur komandant i dy kazarmave ushtarake
strategjike jugosllave: Jugore dhe Lindore, ka qenë maqedonasi Apostolloski.
Merreni me mend: komandant i dy kazermave ushtarake strategjike ushtarae
jugosllave: Veriut dhre të Jugut, fshehur me tunele nëntoksore dhe armë nën
male. Qytet, ku me shumë kishte ushtarë, sesa banorë. Përmëtepër, edhe na
vriteshin natën në roje, edhe i qanim Ditën,. Kazerma ushtarake nën male, që ne
si ushtarë i pastronim armët e papërdorura fshehur nën male, dhe ushtronim
“përgaditje shkollore” ushtarake me armtim tjetër të vjetruar jashtë përdorimi
ushtarak.
Përdallim,
në Kinin: komandant garnizoni ka qenë Apostalloski, nuk e di nga cili qytet i
Maqedonisë. Nuk ka problem, as Sot: nuk jam i intersuar për atë komandant. Nuk
e kam njohur, dhe as jam takuar me atë komandant garznioni të dy kazermave
ushtararake, në Knin (Kroaci). Padyshim, ai ka dhënë shumë mund për ato dy
kazerma ushtarake në Knin. Dhe, “vëllazërim - basshimin” jugosllav.
Gjatë
shërbimit ushrark të një viti mes atyre maleve: Kazermës Veriore dhe
Perëndimore, për fat: mezi dola i gjallë. Strategji ushtarake jugosllave. Edhe
pse, gjatë atij shërbimi ushtark kam qenë i dënuar me masa ushtarake, dhe me
kërcnime, se: do të më rrasin edhe në burgun ushtarak si ‘armik” i shtetit të
“përbasshkët” jugosllav. Percudi, shpëtova pa asnjë ditë burg, në Ushtrinë
jugoslave. Por, me plotë dënime si roje në Dërnish. Vend i shkretë, ku nuk
kishte as ujë, dhe na e sillnin me cisterna ne të dënuarve. Nuk e di as vetë si
roje, se: cka ruanim në atë vend të shkretë pa jetë. Vetëmse, si shpërblim:
Kazermës ushtarake në Knin, i dhash edhe dhjetë ditë shërbimi falas ushtarak,
pas përgaditjes luftarake.
Ditën,
kur dola nga shërbimi ushtarak, përcudi: mu komabdanti im i cetës kishte qenë
kujdestar te porta ushtarake, i cili më priti me befasi, dhe ma përplasi në sy
realitetin:
-
A e di se: ti ke qëndruar në kazermë edhe plus dhjetë ditë përtej shërbimit të
obligueshëm ushtarak? Ne, tashti duhet të të pagujmë borxhin, ditët e qëndrimit
përtej afatit ushtarak, para për ato ditë shërbimi tepër ushtarak në Kazermë.
-
E di iu përgjgija. Ju, më dënuat gjatë afatit ushtarak me shtatë ditë shërbim
ushtarak. Faleminderit. Unë, ju shpërbleva si mirënjohje edhe me plus dhjetë
ditë shpërblim. Edhe, këto ditë i keni
falas pa pagesë nga unë si ushtar.
Tridhjetë
vite më vonë në Shkup, këthehem rrugës përditshme nëpër “Bit-Pazar” për te
Rrapi. Ose, te “Parku i Grave”. Rrugës, papritmas më zuri shiu. Atë ditë, nuk e
kisha asnjë ombrellë me vete. Edhe, pse: verë e
dimër i mbaj nga dy ombrella me vete: një në cantë, dhe tjetrën si shkop
me kërrabë në dorë, vetëmbrojtje ndaj qenëve me zgjebe, që më ndërsehen me vite
tinëz pas shpine. U strehova në rrugë, pranë një tezge tregtare, sic duket
“muslimane”. Pas pak kohe, dikush afrohet dhe më thotë: unë paguaj për këtë
vend, largohu!
I
përgjigjem: Unë, jam në rrugë. Rruga, nuk është pronë e ytja, por e
kalimtarëve. Përmëtepër, këtë rrugë, përditë unë e vras me vite, këmba –
këmbës.
-”Muslimani”,
me krenari ma pret plumb: unë të them largohu, nga prona ime!
E
pash se ku do të dalë, ia ktheva: Nuk ka problem, posa të ndalet shiu, Unë, do
të ikë nga kjo rrugë “Bit-Pazari”, ti vazhdo me tregëtinë: të shesësh brekë të
grave. “Allahu”, Zoti, të ndihmoftë! E, unë do të shes brekë të burave.
-Jo,
më provokon, përsëri “muslimani”
-I
them, a e di se kush jam Unë?
-
Jo, më përgjigjet. As, edhe nuk më intereson.
Qesha.
Nuk, ka problem. Edhe, pese Unë kaloj përditë kësaj rruge nëpër “Bit - Pazar”,
pranë “pronës” tënde në rrugë. Atëherë, pasi nuk e di, dhe nuk të intereson
kush jam: Unë jam Ai, që nuk të përcjell në xhami sokaqeve të “Bit – Pazarit”
me bythet në “hava”, por në atë “Dynja”, në “Xhehnet”. Edhe, pse Unë në jetë i
mbaj nga dy ombrella: një në cantë, dhe tjetrën si shkop me kërrabë,
vetëmbrojtje nga qentë me zgjebe. Sot, fati yt: nuk i kam me vete.
“Muslimani”,
heshti. Edhe shiu, pushoi në Shkup...
Cun
GELI (Adem KASTRATI)...