| E marte, 24.09.2024, 06:54 PM |
NË MILANO,
RRUGË
QË RRJEDHIN
NGA
DUART E MIA…
Nga
Visar Zhiti
Takimi
u bë në shtëpinë muze të poetit dhe piktorit Emilio Tadini, mes pikturave të
tij dhe relikeve si vepra arti. Ishin mbledhur bashkë italianë dhe shqiptarë,
poetë, gazetarë, dashamirës të poezisë, kishin ardhur dhe nga larg,
bashkëvuajtës të Visar Zhitit, miq të burgut, etj, sepse përurohej libri i ri i
tij, “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, një antologji e gjerë që përmbledh
kohë e vende në dy gjuhë, shqip dhe italisht, “Strade che scorrono dalle mie
mani”, botuar nga editoria “Puntoacapo”.
Ndërkaq
këtij libri iu dha çmimi ndërkombëtar , i njohur në Itali “Camaiore” .
Takimin
e çeli poetja Cinzia Demi , anétare e jurisë së çmimit, ajo i uroi dhe
mirëseardhjen poetit nga Shqipëria duke falenderuar organizatirët e takimit dhe
pastaj u kalua në dialogun mes botueses Cristina Daglio e Visar Zhitit, ndërsa
drejtori i botimeve, poeti Mauro Ferrari ndër të tjera shpalosi universalitetin
e poezisë së Zhitit.
Pasi
lexuan poezi të Visari, në shqip Eda Zhiti dhe në italisht Cinzia Demi,
gazetarja Melina Scalise, drejtore e muzeut, diskutoi për forcën parake të
fjalës shqipe në këtë libër, - unë jam arbëreshe, - tha ajo, - dhe e kuptoj
etimologjinë e shpirtit të fjalës dhe shtoi se do të donte dhe do të
programonte që libri “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia” të studiohej nëpër
shkolla, që të rinjtë të mësojnë, mbi të gjitha të dinë të ndjejnë dhe të
përballen…
Folën
dhe nga salla. Padre Gianni Criveller, njohës i thellë i persekutimit të
poetëve në Lindje dhe Kinë, tha se vuajtja njerëzore është kthyer në vlerë poetike,
po këtë theksoi dhe studiuesja dhe përkthyesja bjelloruse, Lara Putsileva.
Folën dhe kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Itali, poeti Skender
Lazaj duke vlerësuar takimin, përshëndetën, Alban Gjata, Astrit Çela, etj.
Piktori
Maurizio Caruso, autori i kopertinës së librit, bënte foto gjithandej. Visari
jepte autografe e bisedonte me miqtë, me bashkëvuajtësin, studiuesin Eugjen
Merlika, i cili i dhuroi librin e vet më të ri, po kështu dhe poetja Valbona
Jakova, ndërsa Laura me një pasardhese të poetit Dom Ndre Mjeda kërkuan të
bënin një foto. Julia Pepa si gjithmonë e dashur…
Të gjithë po kujtonin atë që tha Visari, kur botuesja e pyeti se cila do të ishte fjala e vetme që do të përmblidhte poezinë e tij: Dashuria!