| E hene, 23.09.2024, 07:57 PM |
Në arenën e futbollit,tifozëria e çmendur, sharje dhe ofendime kundrejt gjyqtarëve
Nga
Vladimir Shyti
Edhe
futbolli është një artë më vete,që në njëfarë mënyre njeh shprehjet e tërthorta organike,por në shumë raste episodike e flak
tutje artin e tifozëris,ku dhe krijon një luftë të brendshme të egër,për tu çliruar
nga ajo shtërngesë emocionale përgjatë nëntëdhjet minutave të ndeshjes.Ata
shndrrohen në shumë minuta në një realitet mizor të ndjesive të tyre;këtu ze
fill atmosfera vërtetë kafshërore,ku ka një theksim të veçantë të cilësimit”i
rrezikshëm”dhe “i dhunshëm”,duke përdorur në masë fjalë ofenduese krashi
gjyqtarit,që drejton ndeshjen dhe lojtarit kundërshtarë,kur atyre si shikues u
duket e padrejtë,ose ashtu e marrin disa prej drejtueseve të tifozëris,të cilët
irritojnë turmën duke kaluar në shumë raste dhe në ekstrem.
Kjo
ngjarje e ligshtuar,s’mundet të hyjë tek liria e tifozit,kjo është një shkelje
e të drejtave të njeriut dhe dënohet nga organet kopetente,aq më keq që
demostrohet si në stadium,ashtu edhe në stacionet televizive,të cilët mundohen
të paraqesin sa më mire lojën futbollistike në ekranet e tyre dhe për ata që
nuk munden ta shikojnë në arenë.Tashmë në stadium shohim edhe gjininë
femrore,që ulin kryet para këtyrëve “tifozave” të pamoralshëm,që s’njohin asnjë
llojë të rregullave të arenës,madje,as nuk e ndjekin ndeshjen si gjithë të
tjerët,as golin që shënohet nga ekipi tyre,s’mund ta shohin nga irritimi që u
ka pushtuar.
A
kanë dijeni ata ,se aty pranë mund të ndodhet motra e gjyqtarit,vëllai,ose
ndonjë i afërt,ku mund të përballet me fatalitetin,që ata vet e krijojnë në atë
atmosferë të nderë,ku hakmarrja do të jetë primare dhe do të shkaktojë pasoja
të rënda në shkallët e stadiumit.Gjëndja do të ashpërsohet së tepërmi,bubullima
rrufesh,të nervave të tejsforcuara do të kalonin në kapje fizike midis
njeri-tjetrit dhe,ku do të lenin pas vrragat e shëmtuara të një futbolli
shqiptar gjithnjë në rritje.Ju bëj thirrje edhe lojtarëve të çdo ekipi
qofshin,kur shohin dhe dëgjojnë skena të tilla,të pezullojnë ndeshjen derisa
punonjësit e sigurisë të vendosin rregull.Kujtoj,që në shumë raste janë marrë
mjaft masa ndëshkimore nga komisjoni drejtues të F.SH,F së ngritur për këtë
qëllim,por s’ka vlejtur në uljen e këtij fenomeni të shfaqur së tepërmi kohët e
fundit.
E
po,kjo nuk është kënaqësia e futbollit,ku luan rrezikshëm me padurimin e vetes
dhe të të tjerëve.Ky është një ngazëllim i mbrapshtë që lind llahtari,apo një
kënaqësi e shfryrë me urrejtje para se të ndezë ndonjë dramë.Këta karaktere
shtrëngues që nuk njohin lirinë e të tjerëve,bëjnë gjeste që qëndrojnë përtej
vullnetit,ku përdorin shprehje të jashtëmoralshme,duke e prekur sulmuesin deri
tek familja,,të cilën edhe ata që shajnë e ofendojnë e kanë të shenjtë :me atë
frymarrjen e një njeriu të eksituar,fryhen e gurgullojnë zhurmshëm vetëm
llumrat e një lumi që ka mbetur pa ujin e kristaltë në shtratin e tij.
Cdo
tifoz ose sportdashës,i cili vendos të shohë shfaqen sportive në arenë duhet të
zbatojë me përpikmëri rregullat e paracaktur në shkallët e stadiumit.Ai duhet
të paraqitet si karakter njerzor dhe duhet të mbaj përgjegjësi për veprimet
keqdashëse në atë ambient të shumtë njerzor,ku gjyqtari ka një komision që e
gjykon dhe lojtarët kundërshtarë luajnë për t’i kënaqur dëshirat e tij
futbollistike.