| E diele, 22.09.2024, 06:54 PM |
Propozimi për shtet bektashian nuk është çmenduri e Edi Ramës!
Nga
Enver Bytyçi
Të
të shkojë në mendje për të propozuar shpalljen e një shteti bektashian, apo
kristian, sunit ose hebraik e hindu, nuk është ndonjë zgjuarsi e madhe. Ta
thuash këtë ide në publik, nuk është gjithashtu çmenduri, siç u përpoq të
mbrohej Edi Rama në gazetën amerikane.
Pra
nuk duhet aq zgjuarsi dhe nuk është çmenduri. Po çfarë duhet të jetë atëherë?
Eshtë intrigë që "magjeps" budallenjtë, idiotët, të fiksuarit pas
propagandës dhe hilesë. Eshtë pjesë e ideologjisë sososiste për të shkatërruar
idenë e ndjenjat për atdheun, kombin, familjen, vendlindjen, pronën,
identitetin, dinjitetin dhe integritetin njerëzor! Eshtë një propozim
djallëzor, që synon përçarjen fetare sidomos midis bektashinjve dhe sunitëve në
Shqipëri, Kosovë e te shqiptarët në Ballkan. Eshtë akt i turpshëm
anti-kombëtar, i cili thellon grindjet e brendshme te shqiptarët.
Edi
Rama ka mbijetuar dhe mbijeton vetëm përmes përçarjeve. Nuk jeton e mbijeton në
poltikë e në pushtet përmes alternativës së zhvillimit, përparimit, progresit e
mirëqenies. Për Edi Ramën emigrimi i shqiptarëve jashtë vendit dhe përçarja e
tyre janë strategji dhe varkë shpëtimi. Të njëjtën gjë po përpiqet të bëjë edhe
me propozimin e ri të krijimit të shtetit bektashian. Mesa duket ka kapur rob
edhe Baba Mondin, në përgjime apo në ndonjë aferë tjetër. Se ndryshe kreu i
bektashianëve nuk do t'i shkonte mbrapa. Ai ka pas tij një usta tjetër,
kundërshtar të Edi Ramës. Ose së paku kishte!