| E diele, 22.09.2024, 06:54 PM |
Filozofia politike Rugoviane vlerë e lartë e civilizimit kombëtar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kur
flasim për epoken e viteve të '90-ta, duke e krahasuar më epoken e pasluftës, e
në veçanti të pas-pavarësisë, aspak nuk gabohet nëse e quajmë Epoka e vlerave
njerëzore dhe kombëtare, pasi gjithçka ishte e brumosur me vlera të pastra, me
moral të shëndoshë dhe kulturë të bazuar në tradita kombëtare.
Epoka rugoviane e
LDK-së!
Periudha
e viteve të '90-ta, apo siq jemi mësuar ta quajmë ndryshe si periudha e
lëvizjes paqesore, është periudha më e ndritshme e historisë së Kosovës. Është
kjo, epoka e sundimit të vlerave njerëzore, e cila e mbanë një ëmër të
përbashkët-Epoka Rugoviane.
Funksionimi
i shtetit paralel nën rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, ndodhi jo si
rezultat i sundimit të ligjit, e as nga forca e pushtetit, por kjo erdhi si
shprehje e vullnetit qytetar, e një gatishmerie kolektive, e një humanizmi dhe
solidariteti të lartë qytetar.
Moto
e veprimtarisë së aktivistëve dhe veprimtarëve të LDK-së së asaj kohe ishte
dhënja gjithçka nga vetja për shtetin e Kosovës, ku e gjithë veprimtaria
zhvillohej në baza vullnetare dhe pa asnjë kompensim material.
Privilegji
që mbante gjallë veprimtarët e asaj periudhe ishte satisfaksioni moral dhe
mbështetja e fuqishme nga ana e popullit, motiv ky i pakrahasueshëm më vlera
parash apo privilegje pushtetesh të ditëve të sotme.
Vetëdijësimi
i popullatës ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.
Të
pasurit ndanin gjithçka që kishin me të varfërit dhe nevojtarët, këta të fundit
ndihmat që u vinin nga bashkatdhetarët e tyre i trajtonin jo si lëmoshë por si
ndihma shtetërore.
Ata
që ndihmoheshin, pranonin vetëm atë që ju duhej e jo më tepër. Disa herë gjatë
grumbullimit të ndihmave në Kosovë më ka ndodhur të më thonë nevojtarët;
"shkoni tek tjetri së unë kam mjaft". Ishin këto përgjigjet më të
shpeshta që hasnin aktivistët dhe veprimtarët e LDK-së gjatë punës në terren
përgjatë viteve të ’90-ta.
Durimi i Rugovës i
kthyer në mbështetje ndërkombëtare për Kosovën
Filozofia
politike Rugoviane, nuk ishte thjesht një doktrinë politike, por për më tepër
na del si një vlerë e lartë e civilizimit dhe humanitetit njerëzor.
Në
terminologjinë fetare, ajo që ndjenë në shpirtë dhe zemër populli quhet
Hyjnore, apo e shenjt, e tillë ishte filozofia politike Rugoviane.
Çdo
fjalë apo veprim të Rugovës e ndjente dhe përjetonte thellë në shpirtë populli
i Kosovës. I shenjt mbeti edhe "DURIMI" i tij, si një masë preventive
për ruajtjën e qenjës sonë kombëtare nga makineria vrastare e regjimit pushtues
të Millosheviqit.
Durim
ky, të cilin bota demokratike ai ktheu si shpërblim Rugovës dhe popullit të tij
më intervenimin ushtarak ndaj caqeve serbe në fillim të marsit 1999, i cili
Kosovës i solli çlirimin nga barbaria dhe shtypja e gjatë shekullore.
Pas
shënjtorës më vlera universale-Nënë Tereza, na vjenë shënjtori i parë në
përmasa kombëtare, shpëtimtari i qenjës sonë kombëtare, themeluesi dhe
arkitekti i shtetit të Kosovës-presidenti historik Ibrahim Rugova.
Vlerat
e tilla kombëtare, shtetet dhe popujt e civilizuar i konsiderojnë të shënjta,
dhe tregojnë kujdesin maksimal ndaj tyre.
LDK-ja
nuk është thjeshtë vetëm një parti politike, është një pasuri më vlerë
kombëtare, që Hyjnori Rugovë na la amanet.
Mbështetja
për LDK-në është respekt ndaj filozofisë politike Rugoviane, është mbështetje
për shtetin e Kosovës, për vlerat kulturore, traditën e bukur e të pasur të
popullit tonë.
Janë
edhe një mijë arsye të tjera që thërrasin si kushtrim në ndjenjat tona për ta
mbështetur partinë që për 35 vjet rresht nuk i ndali përpjekjet për krijimin,
bërjën dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Pse është nder dhe
privilegj ta mbështetsim LDK-në?
-është
nder ta mbështesim LDK-në sepse është partia e parë politike në hapsirat
mbarëshqiptare e cila i hapi proceset demokratike jo vetëm në trojet shqiptare,
por në tërë Evropën juglindore,
-është
nder dhe krenari të përkrahësh LDK-në sepse për lider e kishte Ibrahim Rugovën,
intelektualin e permasave botërore, burrështetasin e përgjegjëshëm që ruajti
dhe shpëtoi qenjën tonë kombëtare.
-është
nder dhe respekt të simpatizosh LDK-në sepse është partia politike e shndërruar
në levizje mbarëpopullore, që për afro një dekadë udhëhoqi në mënyrë briliante
shtetin paralel dhe mbajti gjallë jetën dhe shpresat e popullit për liri dhe
pavarësi.
T'i
bashkojmë edhe një herë mendjet dhe zemrat rreth vizionit rugovian, si e vetmja
alternativë e sigurt e ecjës përpara, e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjës
qytetare, në marrëdhënje të mira me SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të
Bashkimit Evropian.
Florim Zeqa
20.09.2024