Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Kur Tito dhe Fadil Hoxha vranë 49.000 shqiptarë në Kosovë

| E shtune, 21.09.2024, 06:57 PM |


Kur Tito dhe Fadil Hoxha vranë 49.000 shqiptarë në Kosovë

Nga Gani Mehmetaj

Me urdhër të Josip Broz Titos, komandant i Forcave të Armatosura të Jugosllavisë, partizanët serbo-malazezë dhe Fadil Hoxha për tre vjet vranë 49.000 shqiptarë “nacionalistë”: (Masakra në Drenicë, masakra te Bunari i Hereqit -Gjakovë, masakra në Kodrat e Pejës, masakra të Kodrat e Prishtinës) etj.

Një “historian” i ri në Klan Kosova, sot tha se ata (49.000 shqiptarët e pushkatuar) ishin bashkëpunëtorë të nazizmit, që nuk e ka thënë asnjë historian i yni deri me tash. Akuzat e tij ngjanin me gjuhën serbçe të Spasoje Gjakoviçit, Dushan Mugoshës, Milladin Popoviçit e historianëve serbë.

Të vinte plasja kur i shihje tre jo shqiptarë në studio, historianin dhe dy gazetarwt  (dukja i tradhtonte), që flisnin për historinë shqiptare të 50- viteve të fundit, duke e shtrembëruar në mënyrë të frikshme.

Te vetmin shqiptar, gjakovarin, Gjin Morina, që i dinte gjërat më së miri (deshi të fliste për mbytjet me tokmak në Pazarin e Gjakovës dhe për tërheqjen zvarrë të komandantit Lajqi), e mbërthyen dhe nuk e linin të fliste. Ai i dinte krimet e Fadil Hoxhës me emra të viktimave, por ata nuk e lejuan të tregonte.

Të njëjtit gazetarë në emisionin para tij, e mbronin islamin dhe i mbërthyen armiqësisht ata që e kishin braktisur islamin.

Kuku për neve që mediat tona i kanë pushtuar aziatikët...