| E shtune, 21.09.2024, 04:32 PM |
Mihal Gjergji
E
SHTRENJTA, LABËRIA IME
(Valltarit
A. Milori)
Një
dorë mbi sup, te Këndrevica
Me
tjetrën zgjatesh, mbledh rrufetë
Në
ç'ninull të përkund Shefikua
Se
ti je nip te Bilbilenjtë?
Ngarkuar
dhimbjen e Atdheut
Si
fermele, lidhur rreth kokës
Me
ç'simfoni i flet Anteut
Që
rri mbërthyer fort pas tokës?
Dhe
zgjatet vallja mbi humnera
(Remziu
derdh një det rrebeshi!)
Xhufkat
e kuqe i puth era
Me
qiejt puthet Kurveleshi
Të
kishim këngë, të rritnim djepe
Po
kënga hesht, nuk di ç'ka ngjarë
Gjykon-gjykimin
farë e keqe
E
kemi rrapin dëshmitar...!
Këmbët
mbi zjarr, gjoksin mbi topa
Epizmin
pi dhe vjell mallkime
Të
bënë gërmadhë, të ndanë në copa
E
shtrenjta, Labëria ime!
Tiranë, Shtator 2017