| E merkure, 18.09.2024, 06:30 PM |
Mihal Gjergji
PEMA
E THARË
Opingat
i veshi për rrugën e gjatë
Bastuni
trokiste trak-truk nëpër natë
Kish
mbetur i vetëm, i lodhur, i mjerë
As
hijet nuk shkonin t'i hynin në derë
Rrëkezën
e gjakut po ndiqte nga pas
Trishtimi
dhe malli i ngrinin tallaz
Ku
humbën, ku shkuan, për kë të bëj lutje?
E
pyeste veten dhe ecte më tutje...
Vëllain
penguar ia mbante një 'Zanë'
Ç'provonte
i ngrati, parajs' a hapsanë?
Po
motrat, ah, motrat, ç'rrufe i kish vrarë?
Në
ëndër s'kujtohej se cilën kish parë
As
nipër, as mbesa, as miq e as shokë
U
sosën nga vdekja apo mbetën trok'?
Dhe
dajo-veqili, lahutës i binte
Lavdinë
e rrënuar kërkonte të ngrinte
Veç
nënën degjoi kur qyqja këndonte
Meraku
i saj çdo hap ia përgjonte
U
lodh edhe ndali, bastunin mbështeti
Kur
ndjeu një zë,- i tha, jam profeti.
-E
vratë dashurinë që jepte bekimin
Kërkuat
shpërblime dhe morët mallkimin
Në
pemën e gjakut si krimbi ka hyrë
Urrejtja
- e thau dhe vret pa mëshirë
Jo
rrugët, po zemrën kërko, o njeri
Se
pema që thahet nuk çel përsëri...!
Tiranë, Shtator 2016