Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit!

| E marte, 17.09.2024, 06:59 PM |


Prof. Blerim Latifi:

Pagëzohuni msheft! Nëpër katakombe, si të ishim në kohën e Neronit.

Pagëzohuni jashtë kishave, nëpër shpija private e guva! Si të ishim në kohën e Pjetër Bogdanit.

Mos e bëni publik pagëzimin! Si të ishim në kohën e Jashar Pashë Gjinollit, i cili masakronte kriptokatolikët  e Anamoravës dhe në Drenicë donte të ndërtonte harem me vajzat shqiptare. Besoj e keni dëgju historinë për Drenicën e Pashës!

Pothuajse e njëjta logjikë sot po u kërkohet shqiptarëve që me vullnet të lirë duan të bëhen të krishterë, duke shfrytëzu një të drejtë që ua njeh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, lirinë e besimit dhe të manifestimit publikisht të tij.

Dhe pse?

Gjoja për t'mos e prishur tolerancën fetare, të cilën kur e shkatërronin wahabët, askush nuk reagonte me kaq zell.

Jo, nuk është në pyetje brenga për tolerancën fetare. Në pyetje është brenga se mos preken shokët dhe bashkëpunëtorët e shumtë në Kosovë të Mevludin Dudicit, i cili, me urdhër të shefit të tij në Beograd, ka nisur misionin antishqiptar të boshnjakizimit të Luginës së Preshevës, e më pas edhe të Kosovës.