| E hene, 16.09.2024, 06:56 PM |
AMBASADOR I KOMBIT JE KUR PUNON PËR TË!
Nga
Petrit R. Aliaj
Të
duash vëndin tënd dhe të punosh për të ndërtuar ura bashkëpunimi në dimensione
angazhimi me përkushtim si një ndërmjetës kulturor vullnetar, nuk është e
lehtë, mbasi kërkon vullnet, kohë, dituri dhe sakrifica të cilat janë në moton e
punës së z.Petrit Kozeli për të promovuar kulturën shqiptare në Itali.
Aktiviteti
i tij në Itali si këpucar e ka vendosur
atë në rrjeshtin e parë të një individi paqedashës dhe krijues në
artizanat duke e gërshetuar krijimtarinë e tij me profesionin e hershëm si
fotograf, gjë e cila e ka favorizuar të ketë kontakte të shumta me
personalitete të ndryshme shtetërore.Ai u jep përparësi të gjitha takimeve e
propozimeve duke i vlerësuar ato si vlera bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe
Italisë.
Petriti
edhe pse është një ndër shqiptarët më të nderuar me tituj:
"Kavalier
i Urdhërit për Meritë i Republikës
Italiane"
"Oficer
i Urdhërit për Meritë i Republikës Italiane"
"Komendator
i Urdhërit për Meritë i Republikës Italiane"
"Komendator
i Urdhërit të Shën Silvestrit Papë”
"Ambasador
i Kombit Shqiptar",Ai shquhet për komunikimin e tij të thjeshtë si një
njeri i zakonshëm në sjellje,veshje,kërkesa,bashkëpunim e pasionant në punën e
tij ku edhe ka bërë emër .
Në
veçanti dua të vlerësoj edhe
bashkëpunimin e z.Kozeli me Federatën Nacionale të Shoqatave Shqiptare në Itali
dhe pjesëmarrjen e tij në mjaft organizime social-kulturore të shoqatave
aderuese.
Me
mjaft përkushtim kohët e fundit Petriti
organizoi një takim në provincën Mantova(It.)në kuadër të lidhjeve të reja për
shkëmbim të eksperiencave ndërmjet Administratorit të Njësisë Lekaj,Bashkia e
Rrogozhinës(Prefektura Tiranë)zotit
Dëshir Gjumsi dhe Kryetarit të Bashkisë së Curtatone-s,njëkohësisht edhe
President i Provincës së Mantovës, dr.Carlo Bottani. Me zotin Bottani jemi
njohur në Milano ditën e inagurimit të selisë së përbashkët të Konsullatës së
Përgjithëshme të Rep.së Shqipërisë dhe Konsullatës së Përgjithëshme të
Republikës së
Kosovës
si edhe në pritjen që u dha në këto ambiente me rastin e Vitit Jubilar të
Skënderbeut .
Në
bisedë me z.Petrit Kozeli u informova për takimin e zhvilluar në një atmosferë
miqësore ,për bisedat dhe angazhimet e palëve në forcimin e lidhjeve historike
mes dy popujve tanë përtej Adriatikut e në veçanti vlerësimin që dr.Carlo
Bottani i bëri komunitetit shqiptar në Mantova jo vetëm për integrimin e
tyre në shoqërinë civile por edhe
kontributin e madh punësor dhe kulturor në provincë.
Kryetari
Dëshir Gjumsi, vlerësoi ndjeshmërinë dhe
përkushtimin e z.Bottani ndaj komunitetit shqiptar duke u shprehur për më tej
në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme reciproke dhe forcimin e
miqësinë mes dy vendeve tona.
Në
takim z.Petrit Kozeli .falë mesazhit të tij politik,dhe aspak partiak ,dha të
kuptojë se mbajtja ekuilibrave jashtë tendencave partiake ndihmon në forcimin e
lidhjeve tona në të gjitha aspektet, e në veçanti hartimit të projekteve të
përbashkëta në veprimtari social-kulturore etj.
Petrit R Aliaj.
Mantova Itali.
14.09.2024