| E diele, 15.09.2024, 06:53 PM |
POLICI I LARTË AHMET RRAHMANI ISHTE NJË BASHKËSHORT, PRIND, VËLLA, KOLEGË POR MBI TË GJITHA ISHTE NJË NJERI ME VLERA TË MËDHA ATDHETARE, NJERËZORE DHE HUMANE
...tha
në fjalën e tij mortore Togeri Nystret Hasani, komandant i Stacionit Policor
Kufitar në Veri në Bërnjak.
Nga
Hysen Ibrahimi
Në
praninë e qindra të pranishmëve me ceremoni mortore e nderime të larta zyrtare
të Policis së Kosovës ju dha lamtumira e fundit Policit të Lartë Ahmet
Rrahmanit, në moshën 52 vjeçare. Ahmeti la pas vetës gruan dhe katër vajza të
shkëlqyera. Në këtë ceremoni varrimi kishin ardhur nga shumë vende të Kosovës
nga Ilirida dhe nga Policia e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e fundit
të tij.
Ahmet
Rrahmani, ishte një nxënës i shkëlqyer, i cili pas shkollimit të mesëm mbaron
me shumë sukses Akademinë Policore për Siguri Publike gjenerata e 31-të e
Policisë së Kosovës. Njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve të huaja, pjesëmarrës
nëpër të gjitha protestat e viteve të 90-ta, për pavarësinë e Republikës së
Kosovës. Është i biri Miftar Rrahmanit martir i Kosovës, i vrarë nga policia
serbe gjatë vitit 1999, në lagjën Shpat të Mitrovicës. Ahmeti rrjedh nga një
familje atdhetare që kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës.
Fjalën
mortore gjatë ceremonisë së varrimit e mbajti Togeri Nystret Hasani, komandant
i Stacionit Policor Kufitar në Bërnjak, aty ku ka shërbyer Polici i Lart
Ahmet Rrahmani, i cili ndër të tjera tha: ”Të nderuar të pranishëm në këtë
ceremoni mortore, jemi mbledhur këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit
bashkëshortit, prindit, vëllait, kolegut tonë Ahmet Rrahmanit. Ahmet Rrahmani,
lindi më 29.01.1972 në Mitrovicë, i takon gjeneratës se 31-të të Policisë së
Kosovës.
Ai,
në punë u inkuadrua më 01.08.2005, fillimisht në Akademinë e Kosovës për Siguri
Publike në Vushtrri e pas përfundimit të Trajnimit Bazik për Polic u transferua
në Stacionin Policor të Ferizait, e prej aty pas një periudhe u transferua në
Policinë Kufitare në Veri – Pikë Kalimi Kufitar në Bërnjak ku punoi deri në
fund.
Polici
i Lartë Ahmet Rrahmani, ishte një bashkëshort, prind, vëlla, kolegë por mbi të
gjitha ishte një njeri me vlera të mëdha atdhetare, njerëzore dhe humane.
Në
punë ishte shumë profesional, i ndershëm dhe kishte një komunikim shumë të mirë
si me kolegë ashtu edhe me qytetarë, për çka kishte fituar një respekt të
jashtëzakonshëm nga të gjithë.
Të
nderuar familjarë të Ahmetit, ju humbët bashkëshortin, prindin, vëllain e juaj
kurse ne humbëm kolegun tonë e qyetarin e mrekullueshëm.
I
lehtë i qoftë dhe i Kosovës. LAVDI” – përfundoi fjalën e tij Togeri Nystret
Hasani.
Me
ceremoni zyrtare me breshëri armësh u nderua Polici i Lartë i Kosovës Ahmet Rrahmani.
Hysen Ibrahimi
Shpat (ish-Shupkovc),
Mitrovicë, 14.09.2024 (E shtunë)