| E merkure, 11.09.2024, 07:11 PM |
Prof. Blerim Latifi:
Brenda
një kohe të shkurtër:
Një
shqiptar i arabizuar kapet duke organizuar një masakër në koncertin në Vjenë të
yllit botëror të muzikës, Taylor Swift.
Një
shqiptar tjetër i arabizuar tenton të kryej sulm terrorist në një stacion
policie në Gjermani.
Një
shqiptar tjetër i arabizuar arrestohet në Gjermani për predikime wahabiste dhe
dënohet me dëbim për në Kosovë.
Krejt
këto, ta theksojmë, brenda një kohe të shkurtër.
Dhe
hala të habitur pyesni se pse Perëndimi ka fillu me na shiku shtrembër.
Hala
s'keni pa kurgjë, more të mjerë!
Hala
s'keni pa kurgjë, more bukëpërmbysës!
__________
Në
shoqnitë fisnore barra e përgjegjësisë bie mbi fisin. Atij i përkasin sukseset
dhe dështimet, shpërblimet dhe dënimet, e mira dhe e keqja.
Në
shoqnitë religjioze përgjegjësia supreme i përshkruhet Zotit. Sukseset shihen
si dhurata të tij. Dështimet e gabimet si ndëshkime prej tij.
Në
shoqnitë liberale ndodhë diçka tjetër: është individi konkret njerëzor ai që ka
përgjegjësinë për pasojat e veprimeve të tij, qofshin ato suksese, qofshin
dështime e gabime.
Arsyeja
pse shoqnitë liberale kanë prodhuar transformimet e mëdha të modernitetit,
zhvillimin e tij ekonomik, social e kulturor, qëndron pikërisht te ky model
përgjegjësie. Dhe tek shmangia e këtij modeli po ashtu ne gjejmë shkakun
themelor të dështimit të shoqnive për t'u zhvilluar e përparuar.
__________
Njerëzit
që në kohë zgjedhjesh flasin për historinë, në fakt tregojnë se sa indiferentë
janë ndaj problemeve konkrete të së tashmes dhe sa pak kanë për thënë për të
nesërmen.
Njerëzit
që në kohë zgjedhjesh e bëjnë temë kryesore Serbinë, në fakt tregojnë se nuk e
kanë asnjë ide konkrete qysh me ndalë spastrimin demografik të Kosovës, që
nxitet nga ekonomia e keqe; as një ide konkrete qysh me shëru sistemin
shëndetësor, që me "sëmundjet" e tij vazhdon me eksportu jashtë
pacientë dhe personel mjekësor; as një ide konkrete qysh me ndalë procesin e
shndërrimit të të rinjve të këtij vendi në një masë fanatikësh e analfabetësh
funksionalë; as një ide konkrete që e bën politikën diçka më shumë se një garë
të thjeshtë grupesh për t'i zënë disa poste në strukturat e shtetit.
__________
Një
federatë e korruptuar e futbollit. Lojtarë që vizitohen tek fallxhorët (
hoxhallarë që shkruajnë hajmali dhe të ashtuquajturit mjekë popullorë, që në
fakt janë mashtrues).
Më
falni, por mjaftojnë këta dy faktorë që dështimet në futboll të listohen njëra
pas tjetrës.
Futbolli
historikisht ka qenë dhe mbetet një sport europian. Prandaj për t'ia dalë në
kët' sport, duhet mentalitet modern europian. Nga fillimi në fund. Gjithë
kohën.