| E merkure, 11.09.2024, 06:08 PM |
Mihal Gjergji
ZEMRA
DHE FJALA
Udhë,
udha ime me prita
Ku
më shpie kështu, s'e kuptoj?
S'mund
të shembem nga maja ku mbrita
Vetëm
dritë dhe liri ëndërroj
Mbaj
një stap për t’a trembur vetminë
Le
të jetë në çdo hap dëshmitar
Dhe
një trastë ku ngarkoj pleqërinë
E
kam hedhur mbi supet e vrarë
S’mund
të eci me grigjën pa krye
Të
besoj verbërisht s’ka se si
Zbrita
poshtë një qiell me yje
Ndërsa
ju, mbani terrin në sy!
S'jam
Mesia të pres për ringjallje
Dhe
pse kryqin e dhimbjes nderoj
As
me mbretin nuk shkoj në përballje
Se
nuk kam asnjë shpatë, as mburojë
Dorë
e fatit më tundi zinxhirë
(Ç'profeci
e ka shkruar kështu?)
Po
unë zemrën e dua të lirë
Edhe
fjalën, të lirë gjithashtu!
Tiranë, Shtator 2018.
Nga vëllimi poetik
"Kërkoj një strehë"