| E merkure, 11.09.2024, 06:55 PM |
Shtatorja që nuk i bën nder askujt!
Shkruan:
Florim Zeqa
Përurimi
i shtatores së presidentit Rugova në Podujevë nga kundërshtarët politikë, nga
Lëvizja Vetëvendosje, nga ata që dje e atakonin pamëshirshëm duke e aukuzuar si
kolaboracionist me armikun dhe tradhtar të kombit. Madje kur ndërrojë jetë
Rugova, i njëjti subjekt politik që sot i ngriti permendore Ibrahim Rugova i
kishte akuzuar PDK-në dhe AAK-në pse kishin shkuar në varrimin e tij!
Shtatorja e ndërtuar pa
moral politik
Duket
qartë, se Albini Kurti i joshur nga vota e elektoratit të LDK-së në vitin 2021
dhe nga frika e humbjes së pushtetit në zgjedhjet e 9 shkurit 2025, përseri
shigjetat i ka kthyer kah LDK-ja. Mirëpo, kësaj radhe Albin Kurti e ka ndërruar
çasjen, jo me sulme dhe akuza si më parë, por me "dashuri" dhe
"respekt" maksimal ndaj vlerës më sublime të LDK-së-Ibrahim Rugovës!
Konvertimi
skandaloz i Albin Kurtit nga kundërshtar në adhurues të Ibrahim Rugovës e
shpërfaqë tendencën e manipulimit të ish eksponentëve të LDK-së në listën e
Vetëvendosjes!
Ngritja
e pamoralshme e shtatores dhe përulja e pasinqertë para varrit të Rugovës
paraqesin kulmin e mashtrimit të elektoratit të pavendosur kosovar.
Ngritja
e Albin Kurtit në piedestalin më të lartë përmes elektoratit të LDK-së e
shpëfaq tradhtinë epokale të Vjosa Osmanit ndaj elektoratit rugovian.
Shtatorja
e Rugovës në Podujevë e ngritur nga LVV-ja paraqet hipokrizinë dhe tradhtinë më
të madhe të këtyre 25 viteve në Kosovë. Ndërtimi i një shtatorje pa moral
politik nga ata që e shkatërruan trashëgimin rugoviane në LDK!
Ata
që e zbuluan shtatoren e Rugovës në Podujevë janë rrënuesit dhe shkatërruesit
më të mëdhenjë të partisë rugoviane në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
E
themë me përgjegjësi, se edhe përkundër vërejtjeve dhe kritikave të shumta,
trashëgimtare legjitime, e vërtetë dhe e pakontestueshme e vazhdimësisë
rugoviane është LDK-ja dhe nuk mund të jetë asnjë subjekt tjetër politik në
Kosovë!
"GUXO" po
shuhet në hirin e ngritjes së LDK-së
Doli
të jetë e vërtetë ajo që e kam thënë afërsisht një muaj më parë në shkrimin
autorial "GUXO" drejt shpërbërjes përfundimtare", përmes të
cilit e paralajmërova shuarjen e këtij subjekti politik. Tashmë kur ka
përfunduar definitivisht dielli për lidhje koalicioni mes LVV-GUXO,
"guximtarët" janë të detyruar të shkrihen në LVV ose të ikin prej
saj, ngase nuk kanë alternativë të dytë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Ana
tjetër e medaljes së shtatores së Rugovës në Podujevë rikonfirmojë përçarjen që
ekziston mes presidentes Vjosa Osmani dhe partisë së dikurshme të saj, Listës
GUXO, përkatësisht bashkëkryetares Donika Gërvalla, minsitre e Jashtme dhe e
Diasporës, të cilës nuk ia dha as dorën duke e lënë me buzëqeshje të ngrirë
para të gjithë pjesëmarrësve në përurim!
Vjosa
Osmanit si themeluese e partisë GUXO, nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta
ç'regjistrojë këtë subjekt në KQZ, e jo t'ua lë në duar manipulantëve dhe yryshinkëve
të pushtetit, të cilët nuk kanë ide dhe as vizion si të ecët përpara e lërë më
t'i ofrojnë diçka të mirë qytetarëve të vendit nga lista e subjektit
antirugovian!
Shpërbërja
dhe shuarja definitive e GUXO do të bëhet në hirin e ngritjes së LDK-së!
Kohima
i elektoratit në shtëpinë e vjetër është nderë dhe detyrim historik për ta
mbrojtur amanetin Ibrahim Rugovës në përballje me sfidat e kohës.
Në
gjithë lojën elektorale me shtatoren e Rugovës në Podujevë, enigmë mbetet, se
kush e ngriti dhe kush e financoj një projekt kaq madhor, pushteti lokal apo ai
qendor?! Qytetarëve të Kosovës ju interesojnë burimet financiare dhe kostoja e
shtatores së Rugovës, të ngritur nga antirugovistët në qytetin e drejtuar nga
LVV-ja!