| E diele, 08.09.2024, 09:51 AM |
Mihal Gjergji
MBRETËRIA
PA MBRET
Dheu
im, që më bëre poet
Mjalt
e vrer m’i afrove në jetë
Djepi
im, më përkunde si mbret
Varri
im, e di që më pret
Epizmin
e mora nga malet e lartë
Lirizmin
e gjeta te shpirtrat e ngratë
Më
lidhe me pranga, s’më fale uratë
U
grinda me fatin, më dha një shuplakë
Jam
dishepulli yt, të kam perëndi
E
gdhend emrin tënd, e mbaj hajmali
Duroje,
ndriçoje, më thotë një hyjni
Ky
tempull të ngroh e të fal dashuri
Shandanin
me yje t’a zbrita mbi ballë
Vështroj
midis reve, pres hënën të dalë
Kërkoj
zërin tim në lumin me valë
Qafohem
me erën, që fryn si e marrë
Vendi
im kryelart, mbretëria pa mbret
Djepi
im i florinjtë, ti më bëre poet!
Tiranë, Shtator 2017