Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Mark Milani, vrasësi i shqiptarëve katolikë

| E enjte, 05.09.2024, 07:50 PM |


Mark Milani - vrasësi i shqiptarëve katolikë

Nga Gani Mehmetaj

Mark Milani ka qenë shfarosësi më i madh i shqiptarëve katolikë. Ai ka kryer gjenocid. Cubat e tij, kur i vrisnin shqiptarët, i plaçkitnin dhe ua prisnin kokat ose ua nxirrnin sytë. Me kokat e presa dhe me sytë e nxjerrë nga kafka merrnin shpërblimin nga Knjazi i Cetinës.

Në librin e tij “Fisi i Kuçit, jeta dhe zakonet e shqiptarëve”, Mark Milani, shkruan se kur e nxori shqiptarin katolik para togës së pushkatimit, sepse nuk e puthi kryqin ortodoks , e pyeti: a ke qenë ndonjëherë më ngushtë, kurse malësori i thotë: po kur me erdhi miku dhe s' kisha bukë për te.

Mark Milica ishte gjysmë Kuç, gjysmë sllav. Me ndihmën e oficerëve rus e serbë pushtoi shumë territore shqiptare.