Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Çështje dëshirash
E merkure, 04.09.2024, 06:50 PM
ÇËSHTJE DËSHIRASH
Nga
Visar Zhiti
Qielli
këtu
është
me re të bardha dëshirash.
Zogj
apo kryqe
po
fluturojnë?
Të njëjtë qenkan këtu.
Nëpër
tjegullat e qytetit të vjetër
janë
endur engjëj. E ndjeva.
I pashë në
ëndërr.
Në
mëngjes dyshemetë
ishin
plot me sibila,
me histori dashurie
e
gra të bukura nga e gjithë bota.
Kujdes
kur të ecësh këtu,
se
dëshirat paskan zbritur
në tokë!
Visar Zhiti
Siena, 4 shtator, 2024
Komentoni