Mendime
Florim Zeqa: A e pastroi Kurti veriun nga strukturat paralele?!
E merkure, 04.09.2024, 06:51 PM
A e pastroi Kurti veriun nga strukturat paralele?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Paralajmërimet
për bllokim të pikave kufitare Kosovë-Serbi, përveqse skenar i radhës për
destabilizim, janë tregues i ekzistencës së strukturave paralele të tërhequra
në prapavijë. “Fshesa” e Kurtit në Veri i ka unifikuar serbët e veriut më shumë
se asnjëherë më parë. Këtë do ta tregojnë zhvillimet e ditëve të ardhshme të
shtatorit.
Qetësi i brishtë apo
përgatitje në heshtje për veprim
Kthimi
i gjëndjes shpërthyese në Veri përmes protestave dhe bllokimit të pikave
kufitare, për qëllim ka përkeqësimin e situatës dhe përshpejtimin e themelimit
të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Veri.
Kopjimi
i institucioneve paralele të shqiptarëve të Kosovës përgjate viteve të 90-ta
nga ana e serbëve të veriut në njërën anë dhe qasja e gabuar e Qeverisë së
Kosovës për zgjidhjen e probleve të trashëguara në Veri, ka bërë që serbët të
fitojnë mbështetjen ndërkombëtare nga veprimet e njëanshme, siq thonë ata të
Albin Kurtit!
E
kjo vjen si pasojë e bllokimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
në Bruksel.
Albin
Kurti me politikat antiperëndimore është bërë ndihmesë e drejtëperdrejt e
politikës dhe orekseve të Serbisë ndaj territoreve të Kosovës.
Armiqësimi
i Kosovës me shtetet evro-perëndimore e ka kthyer Serbinë në partnere besnike
të SHBA-së dhe BE-së.
Bllokimi
i dialogut dhe tërheqja e serbëve nga institucionet e shtetit të Kosovës dhe
bllokimi i dialogut të Brukselit paraqet hapin e fundit drejt ndarjes edhe
"De jure" të ndarjes “De facto” të 25 viteve më parë të sovranitetit
të shtetit në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve.
Krijimi
i situatës anarkike në Veri e përshpejton procesin e krijimit të Asociacionit
dhe ridefinimin e pikës kufitare Kosovë-Serbi, të cilat do të jenë të dhimbshme
për Kosovën.
Përderisa
UÇK-ja që e përshpejtojë procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës nga
Serbia, Albin Kurti me veprimet e pakoordinuara me ndërkombëtarët është duke e
përshpejtuar procesin e themelimit të Asociacionit dhe ridefinimit të kufirit
me Serbinë.
Dilemë
mbetët, se a do të jetë Ura mbi lumin Ibër pikë ndarëse me Asociacionin apo
pikë kufitare me Serbinë!
“Mos
e nguc grejzin me krane se e ban t’zezën tanë”, e thotë një fjalë e urtë
popullore! Tërheqja e serbëve në prapavijë i ngjanë grumbullimit të grejzave në
një trung të madh. Ngacmimi i vazhdueshëm i grejzave (serbëve) nga Albin Kurti
e rrezikon shkaktimin e një fatkeqësie për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e
saj!